Kryeministri Rama vijon që të publikojë foto nga pikat e karburanteve që janë mbyllur, pasi janë kapur me shkelje nga aksioni anti-informalitet që vijon prej 1 gushtit. Rasti që ka publikuar kryeministri është një pikë karburanti në Durrës. Ai thotë se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

"Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit Zero Tolerancë  ndaj abuzuesve" shkruan ai.

Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin duke sjellë kontrolle të rrepa nga depozitat në Porto Romano dhe deri në skajin më të largët për pompat.

Foto nga karburanti i bllokuar, publikuar nga kryeministri Rama