Pika Kufitare e Kapshticës do të jetë e bllokuar nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Protesta e fermerëve grek duket se nuk po paralizon vetëm shtetin helen, por ka ndikim edhe në Shqipëri. 
Që prej disa ditësh shumica e akseve rrugore në Greqi janë mbajtur të bllokuara për orë të tëra, çka  ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve. 

Fermerët kanë bllokuar edhe rrugët në drejtim të pikave doganore, përfshirë edhe atë të Kapshticës në kufirin me Shqipërinë.Veç Kapshticës do të bllokohen në të njëjtën orë dhe gjithë pikat doganore në veri të vendit, pra në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë. 

Fermerët grek protestojnë për ndryshimet që po përgatit qeveria në sistemin e tatimeve dhe atë të sigurimeve shoqërore.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)