Blloku paralajmëron bojkot, nëse
ka zgjedhje të reja parlamentare

Blloku paralajmëron bojkot, nëse<br />ka zgjedhje të reja parlamentare
Blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e përjashton opsionin e zgjedhjeve të parakohshme për dalje nga ngërçi politik në Kosovë.
Ky koalicion paralajmëron se do të bojkotonte një proces të ri zgjedhor, duke pretenduar se si shumicë parlamentare duhet t'i jepet mundësia që t’i formojë dhe udhëheqë institucionet e reja.
 
“PDK nëse do të shkoj në zgjedhje mund të shkoj sa herë të dëshiron. Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje, ka shumicë parlamentare, ne i ndërtojmë institucionet. Pra në rast se PDK dëshiron të shkojë në zgjedhje mund t’i organizoj për vete, por jo për Kosovën”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
 
Kriza rreth formimit të institucioneve të reja është thelluar tek posti i kryetarit të Kuvendit.Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj me të cilin rrëzoi  zgjedhjen e Isa Mustafës në këtë post më 17 korrik, e ka përcaktuar se kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të vij nga grupi më i madh parlamentar.
 
 
Sipas këtij interpretimi, kandidimin për kryetarin e Kuvendit duhet ta bëj Partia Demokratike e Kosovës.Por, më 18 shtator, PDK dhe kandidati i saj morën vetëm 44 nga 61 sa është minimumi i votave në Kuvend për të marrë postin e kryekuvendarit.
 
Tani, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina ka thirrur seancën e radhës për datën 2 tetor. Por, në mungesë të një marrëveshjeje ndërmjet dy blloqeve, PDK-së në njërën anë dhe koalicionit pas zgjedhor në anën tjetër, pritjet janë që seanca mund të jetë sërish reprizë e dy mbledhjeve paraprake që nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi