Një ditë pas protestës së opozitës në kuadër të aktit të dytë të mosbindjes civile , në Rrethrrotullimin e Levanit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar shoqërimet e protestuesve në polici. Ndryshe nga herët e mëparshme kur procedimet kanë filluar menjëherë pas protestës , këtë herë shoqërimet filluan një ditë më pas.
Numri i tyre ka arritur në 15 ku kanë dhënë deklaratën e tyre në polici, mes tyre edhe dy gra, me akuzën për bllokim rruge, ndërsa shoqërimet vazhdojnë. Të shoqëruarit janë kryesisht nga Fieri dhe Roskoveci ndërsa mes tyre është dhe emri i deputetit Luan Baci i cili ka reaguar dhe me një status në Facebook ka publikuar edhe një listë me emra të protestuesve që sipas tij janë shoqëruar dhe pyetur në polici.
Baçi i bën thirrje drejtuesit vendor të policisë, drejtuesit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ministrit Hoxha, të mos ushtrojnë presion mbi demokratët pasi protesta jo vetëm që ishte e ligjshme por edhe paqësore.
Postimi i Luan Baçit
Drejtoria e Policisë Fier, ka "publikuar" (në fakt e siguruam konfidencjalisht) listën e anëtarëve dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kanë filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bëj thirrje policisë së pushtetit të Ramës, drejtuesit vendor të policisë në Fier, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta në Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident. Shumë qytetarë që qarkullonin në rrugë u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë qetësisht! Në qoftë se ndaloni demokratët dhe bëni presion mbi ta atëherë protesta do të zhvendoset te drejtoria e policisë, ose ne, ose ju!
Lajmi kryesor:
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27