Bllokuan rrethrrotullimin te 'Zogu i Zi', procedohen Edmond Tupe, Robert Aliaj dhe 25 studentë

Bllokuan rrethrrotullimin te 'Zogu i Zi', procedohen Edmond Tupe, Robert Aliaj dhe 25 studentë

Studentët bllokuan dje pasdite rrethrrotullimin e 'Zogut të Zi'

TIRANE - Policia e Tiranës procedon 25 studentë pas bllokimit të rrethrrotullimit te "Zogu i Zi" në hyrje të Tiranës mbrëmjen e kaluar (Lexo këtu). Një grup studentësh u shkëput nga turma përpara Ministrisë së Arsimit pasi skadoi ultimatumi për kryeministrin Edi Rama që të pranonte tetë kërkesat dhe marshoi në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit të "Zogut të Zi". 

Për më shumë se një orë ata mbajtën të bllokuar një prej arterieve kryesore në hyrje të Tiranës, duke shkaktuar kaos në trafik. 

Sipas burimeve konfidenciale policore mes të proceduarve janë artisti Robert Aliaj, pedagogu Edmond Tupe si dhe aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Goxhaj si dhe mbështetës të partive politike, konkretisht militantë të PD dhe LSI.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentuesi: 12/12/2018 10:36

    Ktu ka mish dhie mor aman ... nuk te organizon kshu kaq shpejt ty gjith kto student .... kto me zori behen per kalceto 10 veta

    Përgjigju
  • Naimi: 12/12/2018 09:06

    Kjo nuk eshte pune studentesh as e opozites Kjo eshte loje e thelle qe ka filluar qe me thirrjet antishqiptare ne Bularat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja