Bllokuan rrugët, deputetët e PD
që rrezikojnë të procedohen

Bllokuan rrugët, deputetët e PD<br />që rrezikojnë të procedohen
Prova e parë për zbatimin e skenarit të mosbindjes civile e ka vendosur kupolën drejtuese të Partisë Demokratike në pozita paligjshmërie. Protesta e thirrur dhe e organizuar nga partia më e madhe në opozitë, e cila bllokoi trafikut në pesë pika kryesore në të gjithë vendin, është zhvilluar në kundërshtim flagrant me ligjin për tubimet.

Organizatorët e protestës, në rastin konkret deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike, kanë shkelur disa nene të ligjit për tubimet, duke u veshur kësisoj me përgjegjësi penale. Konkretisht, protesta, e cila solli paralizimin e lëvizjes së automjete nga Jugu në Veri, është zhvilluar pa lejen e organeve kompetente.

Neni pesë i ligjit për tubimet parashikon që në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit. Organizatorët thjeshtë kanë njoftuar, por nuk kanë marrë miratimin e policisë për protestën. Në bazë të nenit tetë të ligjit për tubimet, policia nuk mund të ndalojë zhvillimin e tubimit, për shkak të pasojave të tij dhe kështu ka vepruar.

Ndërsa neni 9 i ligjit për tubimet, i jepte të drejtë policisë që të shpërndante tubimet e djeshme, e drejtë e cila nuk është ushtruar nga policia për të mos polarizuar më tej klimën politike në vend. Megjithatë, për rrjedhojë, organizatorët e protestës, sipas policisë, kanë konsumuar shkeljen e nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe të nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Organizatorët
Policia e Shtetit ka identifikuar organizatorët e protestës së Partisë Demokratike dhe përgjegjësitë e tyre. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është përgjegjës për organizimin e protestës tek sheshi Shqiponja në Tiranë. Ndërkaq, deputeti Flamur Noka është përgjegjës për organizimin e protestës tek kryqëzimi i Teknologjikut në Tiranë.

Edmond Spaho ka organizuar protestën tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, Arben Ristani është përgjegjës për organizimin e protestës tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje, ndërsa Aldo Bumçi ka organizuar protestën tek rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot. Pesë organizatorët kryesorë janë asistuar nga deputetët e zonave përkatëse, të cilët janë identifikuar nga policia. Po ashtu, pjesë e organizatorëve janë një sërë funksionarësh të lartë të Partisë Demokratike, kryetar bashkish të PD, këshilltarë, anëtarë të forumeve të PD etj.

Procedimi penal
Policia e Shtetit do t’i kërkojë Prokurorisë të procedojë penalisht organizatorët e protestës së Partisë Demokratike. “Protesta e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse.

Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’. Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë gjithashtu se ka përpiluar materialet procedurale në ngarkim të organizatorëve. “Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikëqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet procedurale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë”, vijon njoftimi.
 
Organizatorët e protestës PD
Edi Paloka
Flamur Noka
Gerti Bogdani
Edmond Spaho
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Kozma Dashi
Bedri Miha
Astrit Veliaj
Liljana Elmazi
Aldo Bumçi
Helidon Bushati
Irma Kopliku,
Alban Zeneli
Albina Deda
 

Baza ligjore dhe përgjegjësia për tubimet

Në nenin 293 i Kodit Penal
“Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
 
262 i Kodit Penal
“Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
 
Neni 5 i ligjit për tubimet
1. Në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit.
 
Neni 8 i ligjit për tubimet
Ndalimi i zhvillimit të një tubimi
Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.
 
Neni 9 i ligjit për tubimet
Shpërndarja e një tubimi
1. Një tubim në një shesh ose vendkalim publik mund të shpërndahet nga forcat policore me uniformë, vetëm në rastet kur: a) mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave...


dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik