Bllokuan rrugët në Tiranë në protestën kundër rritjes së çmimeve, 16 të arrestuar dhe 5 nën hetim

Bllokuan rrugët në Tiranë në protestën kundër rritjes së çmimeve, 16 të arrestuar dhe 5 nën hetim

Momenti i shoqërimit të një prej protestuesve

TIRANË- 16 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë në hetim pasi kanë bllokuar rrugët pas protestës. Report Tv mëson se janë arrestuar Emiljano Çervenaku, Amarildo Zaimi, Vilian  Pjetri, Ernest Kapo, Gjovan Pjetri, Saimir Rrahmani, Pellumb Sina, Eldo Nezha, Elvis Leka, Mirton Dedndreaj, Artemis Marku, Armir Nelaj, Endri  Ahmeti, Sheme Hamitaj, Xhonis Lamaj dhe Bislim Lakna.

Nga sa mësohet, ato kanë bllokuar disa prej rrugëve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' si edhe kanë kundërshtuan punonjësit e policisë.

Nga ana tjetër, 5 persona janë vënë në hetim. Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale  "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Ditën e djeshme, qindra qytetarë dolën në protestë ditën e djeshme kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin. Ishim me qindra qytetarët që u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë ku mbajtën fjalën e tyre shumë aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë që i kërkuan qeverisë që të dëgjojë zërin e tyre dhe të ndërhyjë për të ndalur çmimet abuzuese që po rëndojnë xhepat e të gjithë shqiptarëve.

Pas protestës rreth dy orë para Kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit, ku bllokuan qarkullimin e mjeteve në Unazën e Vogël dhe kryqëzimin e Parku Rinia. Bllokimi i rrugëve solli një kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh. Protestuesit i bënë thirrje shoferëve për të fikur makinat dhe të bashkoheshin me ta, ndërsa shumë mjete nisën lëvizjen në sens të kundërt të rrugës për të shmangur bllokimin. Është dashur ndërhyrja e policisë që të lironte trafikun dhe të rikthehet situata në normalitet. Protestuesit kanë njoftuar se do të protestojnë çdo ditë para kryeministrisë, por edhe në disa qytete të vendit, teksa protesta do të kulmojë të shtunën në orën 11:00.

Të arrestuarit
Emiljano Çervenaku
Amarildo Zaimi
Vilian Pjetri
Ernest Kapo
Gjovan Pjetri
Saimir Rrahmani
Pellumb Sina
Eldo Nezha
Elvis Leka
Mirton Dedndreaj
Artemis Marku
Armir Nelaj
Endri Ahmeti
Sheme Hamitaj
Xhonis Lamaj
Bislim Lakna

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agani: 10/03/2022 12:04

    Bravo putin i vogël, vet kd ikur në Dubai për tu rrezatuar me prostitutat e tua atje , e sa për popullin dhqiptarë kujdeset vuçiçi o bq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI