Blloshmi: I dashur kryetar i partisë sime demokratike, jep dorëheqjen sot!

Blloshmi: I dashur kryetar i partisë sime demokratike, jep dorëheqjen sot!

Jam nje demokrat i thjeshte. 
Me demokrat se shume te tjere. 

Kam ndjekur çdo fjale, çdo konference, çdo proteste. E kam idhull Partine Demokratike. Por kete nuk e prisja nga kryetari Basha. 
Ike vjet nga çadra, na le brenda te gjitheve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe syte. 
Dole ne krye te tufes nga Parlamenti- nuk me pyete, e as demokratet e tjere jo qe jo. Lajmin e morem vesh nga tv. 

Dogje mandatet, une i shkreti mendova: çfare do hane tani kalamajte e ketyre deputeteve? A do kene lek per byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhembet me zirkon apo kauçuk grate e tyre te shkreta...se nuk shtyhet pa pune. Pa pare. E kam provuar vete. 
Filluan protestat, une gdhihesha e ngrysesha ne proteste. Çdo darke ndiqja debatet. Per ne, demokratet, asnje nuk fliste. Babai im eshte varur ne burgun e Burrelit, ne panele me mbronte Fahriu.

Gruaja ime gezon kur gjen nje triko te lire te ‘veshje gjermane te perdorura’, une vuaja te kuptoja thirrjet firmato te rrafinuara te Grida Dumes, ia ngulja syte aq shume nga padija ime, sa gruaja m’u hakerrye keq. 
Nja dy here dolen dhe djemte e mi ne proteste. Pastaj, u bashkuam me LSI-ne. O ba,- me tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ba,- pse protestojme ne? Djali i ketyre studion ne shkolla super te shtrenjta, o ba, une punova ne te zeze atje. Nuk m’i hodhi syte, as kur i thashe: hej, o shqipo, jemi koalicion tani. 

Desha t’i thosha se nje minister i LSI- se me hoqi nga puna, apo qe mamane e tij e pushuan nje vit para pensionit, por ngeca me syte dalldisur nga ekrani. Pritej te dilje ti, o Kryetar i Partise Demokratike. Live. U mallengjeva. Shkova te selia e partise.

Por ti fole me inat, as m’i hodhe syte. Nga makine, ne zyre, nga zyra ne mikrofon, nga kamera- ne makine, nga makina.... aeroport. Ti nuk i kape dot hajdutet e droges; as te votes. Ti nuk e ngrite mire çeshjen e korrupsionit te rruges. Sepse nuk i bllokove rrugen kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetaret qe ktheheshin te lodhur pune; ti nuk fole njehere per mua, per partine. Nuk erdhe njehere ne lagjen tone. Pse?
Jemi pa mundesi zgjedhje. Pse? Ketu ne qytetin tim, kishim nje kryetar te mire te PD-se. Ai do fitonte perseri sot. Dhe une do votoja per ate. Edhe per PD-ne. Por ju, kokat e medha vendoset qe nuk do votojme. Se na vjedhin voten. Eshte si 50 mije lekeshi qe e ruaj ne fund te xhepit, rri pa grene, por pa deshire te ndahem nga leket.

Sot une po rri ne shtepi. Edhe pse im ate u var ne litar per lirine, une jam ngujuar brenda. Une ketu e ti aty. 
Çfare do bejme? Do ta emigrojme partine Demokratike qe u themelua mbi endrren tone te madhe? 

Do terhoqemi zvarre e do tallemi e perqeshemi ende? Pse? Te na talle e fyeje Edi Rama? Apo te na jape leksione demokracie Gramoz Ruçi?
Jep doreheqjen, o kryetar, dhe le te na drejtoje Belindi. Ai qe u rrit ne partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga une e nga ti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli Ik: 01/07/2019 16:56

    Shkrim shume i ivertete! Pertej cdo dinjiteti te humbur tashme, Basha liro PD-ne se nuk je per ate pune. Te pakten ik tani se dinjitet dhe fije lidershipi nuk ke patur kurre, qe ta humbje tani.…. Gropose gjithe ate parti….TURP! Turp edhe per te gjithe qe besuan se ti mund te beje dicka ndryshe per te miren e vendit!!!! Tani e ktheve Ramen ne Pasha e vete u bere lolo, qe jo vetem nuk I bere gje Rames, por me keq Akoma, shkaterrove stabilitetin dhe imazhin e vendit tone!!! TURP! FATKEQESI! MEKAT!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 13:04

    Dilni e protestoni tani me slloganin "LULI IK"

    Përgjigju
  • edi: 30/06/2019 21:59

    Edhe ne do or sdo ky bandill ditet i ka te numeruara ky bandill qe flet ne emer te Popullit ,por ne fund thote se ai i ka arritur te gjitha Do te gatuhet dhe shpjegoje se cfare ka bere dhe do te pergjigjet ky artist qe fryhet si gjel deti

    Përgjigju
  • edi: 30/06/2019 21:46

    Kerkesat dhe mashtrimat i ka shume elokuente por tarafi qe ka mbushur per interesa personale nuk i bejne thirrje qe te leshoje vendin se din dhe manovron aq sa tere ju idiotet qe e degjoni ,ai i bie fyellit te tije Kerkon gjithcka ben me turp dhe akuzon sic kuptohet Imperializmin Amerikan , dhe Revanshizmin Europen si i kllonuar me L.S.I-ne Komuniste , Si rrenegate qe erdhen me dy gishta duke u qartesuar me Slogan Democracy shiten interesat dhe Idealet per Democracy dhe kllonimi me partine Komuniste L.S.I-se ,Prape si te ardhur keto klloune ish Komuniste fajesojne cilindo vetem qe te mbaj postin ky batakci i felliqur dhe mashtrues i tere koheve

    Përgjigju
  • edi: 30/06/2019 21:33

    Per titullarin me falso te historise Kombetare nje mashtrues dhe burracak qe ska njohur historia ne kete Komb Per 6 vite mbushi ate fole grenxash me njerez qe jane te tijet Vodhi gjithcka qe ai kapi Qeveria e Berishes beri Koalicion me Komunisti e L.S.I.SE mETA sBASHKU BERISHA META lULUSH BaSHA dhge falxhorja Monika patem ditet dhe vitet me te bukura te vjelljeve te Pasurise Kombetare dhe Floririt te Krrabes :Si kujtese per koalicionistet Parti per Slogan Democracy me Partine Komuniste L.S.I.- kllonim me i perkryer ne tere historine Boterose PRA DO TE THOTE SE IMAGJINATA E presidentit Komunist me dajre dhe valle deshtoi FILXHANI I ZONJES SE PARE ,QE DUHET THENE NDERSHMERIA E KOMBIT NUK DOLI PER TY ,Shoku Kumandar dole HUQ ,Ashtu si dhe vetevrasja imagjinare su krye fale FILXHANIT FANTASTIK.Me te drejte duhet kethyer ish Komunizmi mbrapsh shoku kumandar ,dhe kaseta jote me kenge e valle do te buciste , ne zemrat e Shqipetareve qe nuk ndiheshin mire sot per voten qe duhej ti jepnin ketyre qe kane dale jashte Rregullave te Komunizmit or Socializmit ,Urime shoku i partise Komunisti Meta ,ja fute rrenegateve qe mohuan Partine qe gjithmone e ke perkrahur si talent i Komunizmit Do te thote po te ishte Partia me Slogan Democracy qe u kllonua me Komunisten L.S.I-se do buciste Kenga dhe vallja si ne kohen e Dulles Emrat jane te bukur shume si per Ruset qe i duan por dhe Populli e don gjithmone dajakun e dikurshem Ate i dhane keto kllonista gjate qeverisjes per 8 vite. Nuk u votua per Ramen se ka tradhetuar idete e Komunizmit Falli i filxhanit dhe kasetes te presidentit Komunist DOLI HUQ Mashtroi Popullin qe sdo Democracy POR DRU SI I JEPTE DULLA. bRAVO MONA NONA MON-IKA .EDHE PSE ESHTE MATUFOSUR ,PRAP JU I HAPET RRUGEN ATIJE MATUFI QE NGATERRON TE SHKUAREN ME TE ARDHMEN ,I DHE FRYME QE TE JETOJE EDHE CA PER SPAK ,Pastaj lere ta zgjille vete te ardhmen e trubullt ,Ti e bere tenden ,FUCK HIM

    Përgjigju
  • O tej: 30/06/2019 19:38

    I ke mare leje Birishes

    Përgjigju
  • Geri: 30/06/2019 14:52

    Z ilirjan je bere antar I bindjes partise te Patosit

    Përgjigju
    • abraham rabinovic: 01/07/2019 15:13

      ILIRJAN NUK JAM POLITIKAN JAM SOCIALIST NE LINDJE NE JETE DERI NE VDEKJE,POR DO TE THEM MENDIMIN TIM BABAI YT U VAR KOT PER HIRE DIKTATURES KOMUNISTE DHE ME VJEN KEQ PER KETE SOT SHQIPERIA NUK ESHTE AS KOMUNITE,AS KAPITALISTE POR ME PLOT GOJEN ESHTE FASHISTE DHE ANTIKOMBETARE PD U KRIJUA NGA KOMUNISTET DHE RRUGES MORI SPIUNET E SIGURIMIT QE SALIU TI URDHERONTE SI TE DONTE PRANDAJ NUK HAPI DOSJET.A E DI SA VRAU HOXHA THONE 6000 AE DI TI SA JANE VRARE PER KONFLIKTIN E TOKAVE NE SHQIPERI AE DI SA JANE VRARE NE 1997 2000 VETE AE DI TI SE 2 MILIARD DOLLARE TE KINEZIT I SHITI SHKELZENI AE DI TI SE ME GJYQTARET E PLEPAVE JANE VJEDHUR POPULLIT MILIARDA LEKE A EDI TI SE ANETARET E BYROSE KUR RANE NGA FIKU NUK KISHI LUGE TE HANIN KURSE KETA TE GJITHE POLITIKANET ME VILA DHE MAKINA LLUKSOZE TANI ME THUAJ CFARE FITOI POPULLI ,VETEM TE FLASE CFARE TE DOJE DHE TE PASUROJE POLITIKANET.EDI 2 CEMERVE NE SKELE UA PRISHI PALLATET LULIT JA PRISHI DHE I DHA 15 MILJON EURO.ILIRJAN KETA BEJNE SIKUR ZIHEN POR NDAJNE PARATE E POPULLIT.MALLKUAR QOFSHIN GJITHE POLITIKANET E TE GJITHA NGJYRAVE NE SHQIPERI QE RRJEPIN POLULLI.UNE NUK BESOJ POR KETE RRADHE DO BESOJ ATE QE NUK UA BERI DREJTESIA TU JA BEJE PERENDIA

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!