Blofi i rradhës i Berishës/ I del gënjeshtra e fotos në zyrën e drejtorit të Portit të Durrësit

Blofi i rradhës i Berishës/ I del gënjeshtra e fotos në zyrën e drejtorit të Portit të Durrësit

Jemi mësuar tanimë që pothuajse çdo ditë shohim ish kryeministrin Sali Berisha që poston nga një lajm të rremë në postimet e tij në Facebook. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ditën e sotme duke publikuar një foto që pretendon që është në zyrën e drejtorit të Portit të Durrësit. Për këtë lajm të rremë të ish kryeministrit ka reaguar vetë drejtori i Portit Pirro Vengu i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të tijën nga zyra ku në sfond nuk duket foto që pretendon doktori por foto e Ismail Qemalit. Ai hedh poshtë akuzat e doktorit duke thënë se kjo është një foto nga zyra ime, siç duket qartë dhe nga pamjet e transmetuara në emisionin Top Show, ditën e martë. Një zyrë normale, me Ismail Beun. Po të shohësh foton e publikuar nga doktori duket qartë që nuk është në të njëjtën zyrë me atë të drejtorit të Portit për shkak të mureve dhe pozicionimit të fotos. Por Berisha këtë e ka kthyer në një modë duke shpikur dhe hedhur në rrjetet sociale lajme të rreme.

Foto e Berishës

Foto e Pirro Vengut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/02/2020 16:40

    Ala me bajge Berishen meteni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)