Një faqe e quajtur “Hairy Legs Club”, këmbët e padepiluara ka nisur punën e saj që prej katër viteve dhe bën publike foto dhe histori të grave ose vajzave që kanë vendosur të mos i depilojnë më këmbët e tyre.
Blogu fton të gjitha gratë që të bëjnë publike këmbët e tyre të padepiluara të shoqëruara me një histori pse kanë vendosur që të mos depilohen më.
Ja disa nga historitë, “Më dukej e çuditshme në fillim, por më pas fillova që t’i pëlqej këmbët e mia natyrale.

Pse duhet t’i heq nga këmbët e mia?”.
Një tjetër thotë, “Unë nuk urrej qimet në këmbët e mia, por mënyrën se si e sheh shoqëria diçka të tillë, kudo shtrembërime buzësh dhe media që bën publike gjithçka.
Ajo i tregon shoqërisë që nuk është gabim të rrijë e padepiluar.”

Ndërsa një vajzë thotë se ka lëvizur nga Azia në Amerikë dhe në vendin e saj nuk i depilonin këmbët, përveç vajzav të Televizionit.
“Për mua ishte diçka e re, e provova dhe nuk më pëlqeu.
Kam vendosur të mos depilohem por miqtë e mi më kritikojnë”.

Pothuajse shumica e grave që kanë publikuar foto në këtë website shprehen se duan që të jenë të pagjykuara nga shoqëria për zgjedhjet e tyre.
Kjo zgjedhje për ta është bukuri natyrale, dhe vlerësim i bukurisë ashtu siç duan ta shohin ata.
Ndërkohë, komentet e njerëzve për historitë e bëra publike kanë qenë pozitive dhe pa ofendime.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com