Blogerja Fjorda Llukmani në 'Rreze Dielli' : Me 20 mijë lekë e mbyll fundjavën, nuk duhen shumë para për të udhëtuar

Fjorda Llukmani, vajza që ka studiuar për gazetari e shndrroi pasionin e saj të udhëtimeve në një blog. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv fjorda tregoi sa vende të bukura kishte parë dhe mbi të gjitha sa vende të reja kishte zbuluar. Sipas Fjordës është më mirë që ti shpenzosh paratë për të eksploruar një vend në fundjavë se sa për të shkuar nëpër bare.

Ajo që Fjorda thekson së tepërmi është se nuk nevojiten shumë para për të udhëtuar. Sipas blogeres është krijuar një përshtypje e gabuar që të udhëtosh duhet me patjetër të shpenzosh shumë. Edhe vetë ajo shumicën e kohës fle nëpër çadra pushimi për të zëvendësuar hotelet e kushtueshme.

Unë një vit e gjysëm kam që i jam futur Shqipërisë me kokë. unë isha nga ata njerëz që thosha : "Ça do bëj në Shqipëri? Këtu s'ka asgjë për të bërë, unë do iki jashtë, do jetoj jashtë, s'kam lidhje këtu. Ama kur e pashë sa i bukur është vendi im, thashë pse jo. Edhe me 20 mijë lekë mund të shkosh një fundjavë dhe mbaron punë. Të shkosh në Turqi , për të kuptuar sa lekë duhen për të kaluar fundjavën

Fjorda Llukmani, blogere

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë