Bloomberg TV , Mike Pompeo: Do të doja një shans për të folur me popullin iranian

Bloomberg TV , Mike Pompeo: Do të doja një shans për të folur me popullin iranian

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se do të donte një mundësi për të shkuar në Teheran dhe për të folur me popullin Iranian.

Deklarata e Pompeo vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA dhe Teheranit janë rritur lidhur me transportin e naftës në Ngushticën e Hormuzit dhe rrëzimin e një droni amerikan nga ana e Iranit.

“Do të mirëprisja mundësinë që të flas direkt me popullin Iranian. Do të doja një shans për të shkuar, të mos bëja propagandë, por të flas të vërtetën tek njerëzit iranianë për atë që është lidershipi i tyre dhe si e ka dëmtuar Iranin”, theksoi Pompeo në një intervistë për Bloomberg TV.

Sekretari i Shtetit gjithashtu deklaroi se do të vendosë sanksione të reja për Iranin, për të ndryshuar politikën e jashtme të shtetit islamik nëpërmjet shtrëngimit ekonomik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre