Një tjetër skandal është shënuar në linjën e fluturimeve “Blue Panorama”, në lidhje me vonesat e kryerjes së fluturimeve. Report Tv mësoi se “Blue Panorama” ka shtyrë fluturimin me rreth nëntë orë, duke lënë në pritje 100 pasagjerë. Avioni ishte parashikuar të nisej nga qyteti i Bergamo në Itali drejt Tiranës në orën 14:15, ndërsa fluturimi është shtyrë për në orën 23:10.

Mësohet se në avion ishin 100 shqiptarë, të cilët janë lënë në pritje në aeroportin italian. Ndërkohë, nga ana e kompanisë nuk ka asnjë informacion për qytetarët, të cilëve do iu duhet të presin plot 9 orë për të kryer udhëtimin e tij drejt Shqipërisë.

E kontaktuar me telefon, drejtoresha e Aviacionit Civil, Lilika Radovicka, ka pohuar se janë raportuar vonesa të pasagjerëve, të cilët janë nisur nga Bergamo drejtë Tiranës. E pyetur nëse do të merren masa kundrejt kompanisë, Znj. Radovicka shprehet se Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar mund vetëm të raportojë rastet e tilla, pasi kompania "Blu Panorama" është agjenci ajrore italiane. Në rastin konkret për këtë kompani është raportuar vazhdimisht për vonesat e krijuara sidomos gjatë kohës së verës, ku rastet kanë qenë të përsëritura.

Gjithashtu, drejtoresha e Avicionit Civil thotë se në një takim që do të zhvillohet duke filluar nga nesër në drejtorinë e Avicionit Civil në Itali, do të kërkohet që kësaj kompani t’i hiqet e drejta për të kryer fluturime me Shqipërinë. Sa i përket pasagjerëve, të cilët kanë mbetur në Itali, atyre i është mundësuar servilja e ushqimeve, por në lidhje me këtë problem ccdo pasagjer a të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për vonesën që i është kërkua

blu panorama
(Tabela e orareve të fluturimeve)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com