Blushi akuza qeverisë: ARMO 200
mln € humbje në buxhet çdo vit 

Blushi akuza qeverisë: ARMO 200<br />mln € humbje në buxhet çdo vit 
Pas një seance me debate dhe diskutime të forta më shumë jashtë rendit të ditës se për ligjet që ishin parashikuar, Kuvendi në fund me votat e shumicës ka miratuar projektligjet.
 
Me rëndësi ishe miratimi i shtyrjes së afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kërkesa e PS u miratua vetëm me votat e shumicës, ndërsa tashmë komisioni do të ketë edhe një muaj kohë në dispozicion për të gjetur konsensusin për rekomandimet e OSBE.
 
Kryefjala e Reformës Zgjedhore është votimi dhe numërimi elektronik, kusht sipas PD për zgjedhje të lira, por PS dhe veçanërisht OSBE janë kundër, pasi një sistem  i tillë nuk jep garanci dhe nuk ka kohë në dispozicion.

Seanca e sotme nisi me debate, pasi ish-deputeti socialist, Ben Blushi, sot kryetar i LIBRA-s, akuzoi qeverinë se ka braktisur banorët e fshatit Zharrëz në Fier, të cilëve u janë dëmtuar banesat si pasojë e shpërthimeve nëntokësore për nxjerrjen e naftës. 

Nga ana tjetër, zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh se kompania naftënxjerrëse do dëmshpërblejë banorët për çdo dëmtim, pas vlerësimit të situatës dhe identifikimit të lëkundjeve. 

"Sipas nesh, shkaku i lëkundjeve vjen nga injektimi i ujit teknologjik dhe kemi bllokuar injektimin e mëtejshëm. S'e pranojmë me kënaqësi që do t'i paguajmë ne dëmet, i kemi kërkuar kompanisë t'i paguajë. Ka të drejtën e vet të kërkojë ekspertizë të huaj. Ne po e nxisim kompanisë të reagojë menjëherë. S'do t'i lëmë në rrezikun e shembjes banorët. Do të veprohet për t'i sistemuar", u shpreh Peleshi. 

Blushi akuzoi edhe qeverisjen e kaluar të PD-së për dështimin e privatizimit të kompanisë ARMO, ndërsa akuza hodhi edhe në drejtim të qeverisë aktuale, e cila sipas tij, përmes ARMOS-s i shkakton buxhetit të shtetit humbje prej 200 milionë euro çdo vit.  

"ARMO u privatizua nga PD, dështoi. E dini sa para humbim në vit, 200 milionë euro në nafta. I kushton buxhetit dhe shoqërisë 200 milionë euro, para që ikin nga shkollat, nga pagat, nga sigurimet shoqërore. Sot ARMO-n nuk e administron askush. Një kompani fantazmë që e ka marrë me qira. E privatizoi Saliu padrejtësisht, nuk pati asnjë efekt, dështoi", tha Blushi. 

Ndërkohë, deputeti i PS, Erion Braçe duke iu referuar replikave mes Peleshit dhe Blushit, akuzoi kompaninë naftë nxjerrëse "Bankers Petroleum" si kompaninë më abuzive në vend.

Ora 18:20 Reforma Zgjedhore, Kuvendi shtyn me një muaj afatin e komisionit
Pas një seance me debate dhe diskutime të forta më shumë jashtë rendit të ditës se për ligjet që ishin parashikuar, Kuvendi në fund me votat e shumicës ka miratuar projektligjet.
 
Me rëndësi ishe miratimi i shtyrjes së afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
 
Kërkesa e PS u miratua vetëm me votat e shumicës, ndërsa tashmë komisioni do të ketë edhe një muaj kohë në dispozicion për të gjetur konsensusin për rekomandimet e OSBE.
 
Kryefjala e Reformës Zgjedhore është votimi dhe numërimi elektronik, kusht sipas PD për zgjedhje të lira, por PS dhe veçanërisht OSBE janë kundër, pasi një sistem  i tillë nuk jep garanci dhe nuk ka kohë në dispozicion.

Ora 15:00 Berisha dhe Taulant Balla debat për protestën dhe CEZ



Ora 14:00 Berisha: Bankers paguante 200 mln euro taksa në vit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kompania naftë nxjerrëse Bankers Petroleum ka paguar 200 milionë euro taksa në vit. 

Sipas tij, Bankers i ka shërbyer Shqipërisë dhe se ka qenë taksapaguesi më i madh.

Dua të filloj me disa përgjigje sepse fjalimet e papagajve të piktorit dështak, të kreut të organizatës kriminale me emrin Qeveri, u orientuan në shpifje dhe mashtrime. Ato shpifje janë një zhul që nxijnë fytyrat e tyre. Së pari për Bankers Petroleum. Ajo është një kompani e ardhur nga qeveria socialiste para vitit 2005. Me një kontratë në të cilën në shtuam rentën që mungonte. Gjatë gjithë periudhës, Bankers ka qenë taksapaguesi kryesor nga 200 milionë euro në vit, kompania ka trefishuar nxjerrjen e naftës nga 320 mijë ton në 1 milion e 200 mijë ton. Të vesh në hell një kompani të huaj është e thjeshtë. Mjafton instikti stalinist dhe i jep gojës si të duash” – tha Berisha.

Ora 13:10 Protestat, Patozi kundër Bashës: Nuk ngjajmë me Rumaninë
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thumbon kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke i kujtuar se Shqipëria nuk ngjan me Rumaninë.
 
Kreu i PD u shpreh disa ditë më parë se protesta e 18 shkurtit do jetë shëmbëlltyrë e lëvizjes në Rumani që çoi në shfuqizimin e dekretit për zbutjen e dënimeve të politikanëve për rastet e korrupsionit.
 
Ndërkohë, Patozi, nga foltorja e Kuvendit argumenton se shqiptarët kanë shumë herë arsye për të rrëzuar qeverinë, por sërish nuk ngjajnë me rumunët.
 
"Ka shumë njerëz sot që e lidhin protestën e 18 shkurtit me ngjarjet në Rumani. Ka shumë prej nesh që kërkojnë me ngulm që shqiptarët t'u ngjajnë medoemos rumunëve. Të cilët po ofrohen të shërbejnë si model për të zgjuar reflekset e topitura të shoqërisë sonë për të reaguar. Ndërsa qeveria dhe zërat afër saj thonë të kundërtën, se nuk mund të ketë fare ngjashmëri, mes dy vendeve. Mund të ngjajë si paradoks, por unë jam më shumë me të dytët. Unë mendoj se ne nuk ngjajmë me Rumaninë, sepse jemi shumë më keq se ajo. Shqiptarët kanë shumëfish arsye për ta refuzuar dhe rrëzuar qeverinë e tyre. Dhe kjo, jo thjesht se në raport me ta kemi mbetur shumë prapa në procesin e integrimit në Europë", u shpreh Patozi.
 
Ndër të tjera, Patozi akuzoi qeverinë që u përpoq të përdorë famën e Dritëro Agollit për tu rimëkëmbur, por mes tyre s’ka lidhje.
 
Dritëro Agolli nuk la mbrapa numra, por la shpirtin, përpjekjen dhe fjalën. Ai ishte një shqiptar që la një vepër të madhe, që do vlerësohet, kurse kjo qeveri nuk mund të kujtohet me asgjë të mirë. U përpoq të përdorë famën e Dritëroi për të mëkëmbur faqen e saj. Të dy vëllezërit armiq ishin aq afër me njëri-tjetrin”- tha Patozi.

Ora 12:40 Braçe: "Bankers Petroleum" ndër kompanitë më abuzive
Deputeti i PS, Erion Braçe e ka cilësuar kompaninë "Bankers Petroleum" si një ndër kompanitë më abuzive në shfrytëzimin e pasurive kombëtare. 
 
Ai ka deklaruar se qeveria aktuale, në ndryshim nga e shkuara, është në gjyq me këtë kompani për mashtimet që ka bërë ajo, duke filluar që tek gënjeshtrat mbi sasinë e naftës që ajo nxjerr nga vendi ynë.
 
Ai ka akuzuar qeverinë e Berishës, se kanë qenë ata që ia kanë dorëzuar privatit këtë pasuri natyrore të vendit tonë, dhe janë pikërisht ata që vijnë në foltore duke njxjerrë në pah problematikat e saj.

“Bankers Petroleum ndër kompanitë më abuzive, në shfrytëzimin e pasurive kombëtare, kush vjen sot ta thotë është i mirëpritur, por kjo dihet tashmë. Jeni ju që ia keni dorëzuar pasurinë e shtetit privatit. Kjo qeveri është në gjyq me Bankers. Ne jemi sulmuar për njerëz që nuk njohin legjetimitetin e kontratave", u shpreh ai. 

Braçe iu është përgjigjur edhe akuzave të PD, se në lirimin e Lulzim Berishës ka ndërhyrë kreu i Bashkisë së Durrësit.

Sipas tij, asnjë kryebashkiak nuk mund kurrsesi të lirojë nga burgu një kriminel, por kanë qenë gjyqtarët e korruptuar, të votuar nga PD, që kanë vendosur lirimin e Lul Berishës.
 
"Nuk të nxjerr nga burgu kreu i bashkisë, po gjykatësit që i keni votuar ju (PD). Në këtë vend ka qënë politika që ka kontrolluar drejtësinë", deklaroi Braçe. 


Ora 12:20 Deputeti i PD, Dogjani tenton të godasë ministrin Beqaj
Deputeti i PD, Asllan Dogjiani, ka tentuar të qëllojë në sallën e Kuvendit, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

Ndërhyrja e menjëhershme e Gardës ka shmangur incidentin. 

Shkak për përplasjen u bënë akuzat e Dogjianit lidhur me rastin e një fëmije të sëmurë, të cilit sipas tij nuk po i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu. 



Ora 12:10 Doogjani: Urgjenca në kushte skandaloze, Beqaj: Aspak e vërtetë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është përgjigjur akuzave të deputetit Asllan Ndogjani, sipas të cilit urgjencat janë në kushte skandaloze si dhe për videon e publikuar në një emision investigativ.

Beqaj ka deklaruar se autoambulanca në të cilën janë bërë filmimet nuk përdoret për shërbimin e njerëzve por për të qëndruar infermierët dhe shoferët ne mënyrë që të mos qëndrojnë në rrugë.
 
“Atje ku është filmuar, ajo autoambulancë nuk përdoret, nuk hyn asnjë i sëmurë, po përdoret për të ndenjur ata, që të mos rrinë në rrugë”, u shpreh Beqaj. 

Ora 12:05 Peleshi: Kompania do paguajë dëmet e shpërthimeve në Fier
Zv/kryeministri Niko Peleshi iu përgjigj akuzave të deputetit Ben Blushi lidhur me shpërthimet nëntokësore për nxjerrjen e naftës në zonën e Fierit, të cilat kanë sjellë edhe dëntimin e disa banesave. 

Peleshi tha banorët do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga kompania private, ndërsa kërkoi nga kompania private të kërkojë ekspertë të huaj për të identifikuar shkaqet e shpërthimeve. 

"Sipas marrëveshje, kompania ka të drejtën e vet të kërkojë ekspert të pavarur. I kemi kërkuar kompanisë që nëse bie dakord me të dhënat tona, të paguajë dëmet e shtëpive të dëmtuara. Nëse do të preferojë një ekspert të huaj, edhe këtu kemi bër një hap përpara. I kemi çuar listën e ekspertëve të huaj për të bërë një vlerësim të shpejtë dhe për të identifikuar se kush është shkaku i lëkundjeve. Sipas nesh, shkaku i lëkundjeve vjen nga injektimi i ujit teknologjik dhe kemi bllokuar injektimin e mëtejshëm. S'e pranojmë me kënaqësi që do t'i paguajmë ne dëmet, i kemi kërkuar kompanisë t'i paguajë. Ka të drejtën e vet të kërkojë ekspertizë të huaj. Ne po e nxisim kompanisë të reagojë menjëherë. S'do t'i lëmë në rrezikun e shembjes banorët. Do të veprohet për t'i sistemuar", u shpreh Peleshi. 

Ora 11: 50 Blushi akuza qeverisë për në Zharrëzën
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi bëri përgjegjëse qeverinë për dëmtimet e shtëpive në fshatin Zharrëz të Fierit. 

Blushi tha se Zharrëza është braktisur sot si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, deri në dje në qeveri. 

"Shkova në Zharrës në mes të dhjetorit, për fat të mirë, megjithëse s'kisha shpresë, greva e urisë e 15 banorëve që iu janë shkatërruar shtëpitë nga një kompani nafte, shpresuan se do të arrinin një akord me qeverinë. Greva u mbyll, kaluan vitin e ri në shtëpi me idenë se komisioni i ngritur nga qeveria do iu jepte të drejtë. Komisioni s'u mblodh asnjëherë dhe u futën sërish në grevë. Zharrëza sot është braktisur. Aty nxirret naftë nga puset nga një kompani private. Uji teknologjik që futet në tokë shkakton tërmete deri në 3-4 ballë në ditë. Si mund të jetojë dikush prej nesh në një shtëpi që tronditet 5 herë në ditë", tha Blushi. 

Ish-deputeti socialist kërkoi nga qeveria dëmshpërblimin e banorëve, pasi sipas tij gjendja është mjaft e rëndë.  

Blushi foli edhe për ARMO-n duke e cilësuar të dështuar privatizimin e bërë nga qeveria e kaluar. Blushi tha se buxhetio i shtetit humbet 200 milionë euro në vit nga dështimi i këtij privatizimi. 

"ARMO u privatizua nga PD, dështoi. e dini sa para humbim në vit, 200 milionë euro në nafta. I kushton buxhetit dhe shoqërisë 200 milionë euro, para që ikin nga shkollat, nga pagat, nga sigurimet shoqërore. Sot ARMO-n nuk e administron askush. Një kompani fantazmë që e ka marrë me qira. E privatizoi Saliu padrejtësisht, nuk pati asnjë efekt, dështoi", u shpreh Blushi, duke kërkuar shtetëzimin e ARMO-s. 

"Kompania duhet të shtetëzohet. Nuk paguan prej 18 muajsh rrogat e punonjësve", tha Blushi. 

Ora 11: 45 Qefalia: PD më vuri në siklet me deputetët
Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit akuzat e PD në adresë të tij, se ka përfituar 6.7 miliard lekë nga fondet publike. 

Sipas tij, PD-ja duhet t’i verifikojë akuzat që të dijë të përballet në Prokurori më pas, ndërsa shtoi se me shumat e mëdha që përmendin po e vënë në siklet edhe me kolegët.

“Nuk dua të fyej atë që bëri deklaratën dje, asaj kështu i kanë thënë, por të jenë të vendosur të përballen edhe në prokurori. Të mos thonë kështu ma dhanë dhe kështu e thashë. Unë quhem Xhemal Qefalia, jam banor autokton në Tiranë, kam pasur prona të trashëguara dhe vazhdoj t’i kem, nuk i përkas kategorisë që u bëra ministër e deputet e pastaj pronar. Jini korrekt dhe të bindur, personi im s’ka abuzuar dhe s’ka përfituar nga tendera. Më keni vënë në siklet edhe me kolegët se më kanë thënë sa shumë paske fituar nga firmat e kushërinjve”- tha Qefalia. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?