ELBASAN – Kandidati socialist Ben Blushi i ka kthyer përgjigje sot, kryeministrit Berisha, lidhur me teserën e PD-së që ai kërkon t’ia japë.
Duke shfrytëzuar mitingun përmbyllës të Elbasanit, Blushi tha: “Besoj e keni parë Saliun që më lutet mua të shkoj në PD. Po më kollaj shkon Saliu me not në hënë, sesa shkoj unë në PD.
Më kollaj shkon ai me vrap deri në Kinë, sesa unë në PD. Më kollaj bëhet ai eskimez, sesa shkoj unë në PD. Më kollaj shkon ai mbrapa diellit në 23 qershor, sesa shkoj unë në PD" - tha ai.
Berisha i ka kërkuar deputetit të PS-së, Blushi, që të mbajë bastin që ka vënë me të: Nëse Berisha do ta përfundonte tunelin e Krrabës, Blushi do të merrte teserën e PD-së. Por, sot, me përurimin e tunelit nga Berisha për fushatë elektorale dhe ende pa u mbyllur 100% punimet, Blushi gjeti rastin t’i përgjigjet Kryeministrit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com