ELBASAN -  Kandidati socialist i Elbasanit, Ben Blushi, organizoi një festë për të rinjte elbasanas mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, në hapje të saj, ai u shpreh se “ky është prelud  i  fitores së madhe të 23 qershorit, rinia e elbasanit pas 23 qershorit do jetë në fokus kryesor të  qeverisë së Partisë Socialiste”. Blushi tha se kjo festë është shprehje e vullnetit që kanë të rinjte për të ndryshuar situaten, për të dalë nga papunësia, për një shkollim më të mirë, për një të ardhme të sigurt. Ai  u shpresh se numri yne i fatit është numri 29 .

“Vetëm një javë na ndan nga fitorja e madhe, nga çlirimi, pra duhet të votoni numrin 29 për një të ardhme që fillon më datë 23 qershor"- tha ai. Takimi me të rinjtë i shoqëruar me muzikë vazhdoi në orët e para të mëngjesit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)