Blushi ftesë Bashës për Presidentin
e ri dhe zgjedhjet e 18 qershorit

Blushi ftesë Bashës për Presidentin<br />e ri dhe zgjedhjet e 18 qershorit
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka mbështetur propozimin e Lulzim Bashës për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
 
Blushi i kujton Bashës amendamentin e tij kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit dhe e fton të japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo.
 
Pas apeleve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për përfshirjen e opozitës në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, Basha tha se "oferta e vetme e opozitës është një President i zgjedhur nga vota e popullit".
 
Deklarata e Ben Blushit

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE
Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
 
Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.
 
Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim.
 
Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën