TIRANE - Anëtari i kryesisë së PS Ben Blushi ka deklaruar në emisionin “Opinion” përballë gazetarëve se koalicioni me LSI është ura e socialistëve për të qeverisur vendin. “LSI s’ka qënë parti e parë e qeverisë, po e dytë. S’do të thotë se nëse zbatojmë programin tonë për shëndetësinë LSI do jetë kundër. Marrëveshja ndihmon. Duhet të kalosh lumin me anën e një ure, dhe kjo ishte ura jonë për të ardhur në pushtet.
Do të bëjmë ‘një amnisti morale’ për të treguar veten. Kishte dy komente, që ose tani ose pas zgjedhjeve. Ne do të kishim më shumë mandate se PD, por nëse ne do të bëjmë marrëveshje para apo pas zgjedhjeve cilën do të quanit më të moralshme”, tha Blushi. Që nënvizoi se akoma është e pakonfirmuar skema e marrëveshjes, por në themb ka veç të tjerave e mbrojtjen e votës.
“Duhet pyetur çfarë humbin njerëzit nëse Saliu është në pushtet, ndërsa pyetet se çfarë humb PS nga aleanca me LSI. Nga viti 2004 jemi kryqëzuar nga ata që na votuan, nga ju, se s’kemi aftësinë, vizionin, frymëzimin për të bashkuar të majtën. Pas 2009 ky ka qënë shqetësim. Tani u bashkuam për të ardhur në pushtet ne negociojmë me LSI por s’na pengon për të rritur vendet e punës.
Nuk na kondicionon dot”, tha Blushi. I cili nënvizoi se kërkojnë të votohen jo për atë që kanë qënë po për atë që do jenë. “Në marrëdhëniet mes njerëzve dominon shpresa pasi s’do kishte asnjë kontratë dhe marrëveshje shoqërore. Dhe në politikë kjo dominon, është një vendim që na jep shpresë për të qeverisur Shqipërinë, duhet të provohemi.
Meta tha se kjo është dita e parë në opozitë. Dhe votuesin e dominon shpresa dhe këta që sot janë shumë të mërzitur. Kur njerëzit na thonë përse nuk mbajtët Zogajn për të fituar, çfarë mund të themi për LSI që ka 120 mijë vota”, tha Blushi. Që nënvizoi dhe njëherë domosdoshmërinë e vendimit për koalicion me LSI.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com