Blushi kundër qeverisë për arsimin
profesional,Veliaj:Koha e vëmendjes

Blushi kundër qeverisë për arsimin<br />profesional,Veliaj:Koha e vëmendjes
TIRANE - Kuvendi është mbledhur në seancën javore parlamentare ku ka diskutuar dhe miratuar një sërë projektligjesh. E ndërsa seanca ishte e qetë për shkak të mungesës së opozitës nuk munguan replikat mes vetë mazhorancës. Ishte deputeti socialist që kritikoi projektligjin për arsimin profesional pasi nuk mundet që nga Ministria e Arsimit, të kalojë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale.
 
“Pyetja është, meqë kjo reformë ka dështuar a duhet kaluar në një ministri tjetër? Nëse pranojmë që spitalet e Shqipërisë kanë dështuar, për të reformuar do t’i çojmë në një ministri tjetër? Nëse disa rajone policie janë nën nivelin e kërkuar, për vendosjen e rendit, duhet ta kalojmë në një ministri tjetër për ta reformuar? Unë besoj se kjo nuk është rruga. Nuk është rruga kjo që ta çojmë në një ministri tjetër për ta reformuar.” tha Blushi
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj sipas të cilit ka ardhur koha që të ketë më shumë stimulim ndaj arsimit profesional.
 
“Modeli dual i sistemit gjerman, ku Ministria e Punës, le të mos abuzojmë me termin mirëqënia sociale, është mënyra e shkurtimit për të thënë gjithë gjërat që mbulon ministria, ku Ministria e Punës në fakt është avangard të koordinimit të sistemit dual. Çka nënkupton se nxënësit kalojnë vetëm një pjesë të tyre për çështje teorike të të nxënit, pra në mësim dhe 2/3 e një viti shkollor i kalojnë pranë një biznesi.” tha Veliaj
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme