Blushi: Kur ziheshin Mimi me Edin
tani janë bashkë, të shkulim rilindjen

Blushi: Kur ziheshin Mimi me Edin<br />tani janë bashkë, të shkulim rilindjen
Pas largimit nga grupi parlamentar, deputeti Ben Blushi vijon me akuzat ndaj Partisë Socialiste.
 
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Blushi deklaroi se "Rilindjes  i ka rënë "Zjarri bakteriale' dhe prandaj duhet që të shkulet me rrënjë dhe nëse nuk e heqim do të na çojë të gjithëve në shkatërrim për një vit".
 
Më pas Blushi ka folur për ligjin për Prefektin duke u shprehur se ndoshta nuk duhet të ekzistojë më si institucion, ndërsa nuk la pa thumbuar edhe kryeministrin dhe Kodhelin.
 
"Çfarë arkitekture do t'i japim administratës shtetërore. A duhet që qeveria të decentralizohet (lënien e kompetencave) apo dekoncentrizohet (lëshim kompetencash).
 
Megjithëse se bëmë reformën territoriale decentralizimin nuk e kemi bërë, pasi edhe sot mësuesit i emëron ministria, jo bashkitë.
 
Ministria duhet të merret me politikat, jo me emërimet. Po ashtu edhe policët dhe infermierët.
 
Mes bashkisë dhe qeverisë kemi futur në mes edhe Prefektin, që nuk bën as punë dhe ndoshta nuk duhet të jetë më.
 
Roli i Prefektit është zbehur, ka një tendencë për të mos e pyetur nga kryebashkiakët.
 
Kam edhe një histori në fakt mes Mimit si Prefekte dhe Edit kryetar bashkie, kur ziheshin gjithë ditën për copa letrash, duhet gjithë ditën që t'i qetësoja, e kam bërë, tani janë të dy bashkë
" tha Blushi.
 
Përsa i përket ligjit për mbetjet, Blushi kërkoi që të sillet sa më shpejt dekreti i Nishanit në Kuvend për të mos lejuar importin.
 
"Nuk e kuptoj pse nuk e sillni në parlament dekretin e Presidentit për ta rrëzuar. A e dini pse nuk po vjen? Se duhet të negociojë LSI  me PS për të bërë votat e nevojshme.
 
Nuk është e pranueshme që të amendoni një ligj që është rrëzuar. Ka 2 javë dekreti që ka ardhur, sillni dhe ta rrëzojmë dhe këtë parlament ta ndajmë në dy palë, pro ose kundër importit
".
 
Blushi akuzoi Ramën edhe për investimet dhe mbështetjen në sektorin e bujqësisë duke thënë se cdo javë vjen në Kuvend dhe mburret me premtimet që nuk ka bërë.
 
"Rama sot mu duk si një fermer i kënetës së rilindjes, pasi fliste vetëm për suksese, por asnjëra nuk ka asnjë lloj graviteti.
 
Ka premtuar naftë pa akcizë, dhe sot u mburr. U mburr se nuk uli TVSH e imputeve bujqësore
".
 
Në fund të fjalës së tij ën Kuvend, Blushi nuk ka kursyer as shëndetësinë. "Njëri i afërt i imi përfundoi në kushte fatale në spital, duhet të blinte, ujin dorezat e mjekut dhe gjithçka tjetër, por ku shkojnë taksat tona? Ku shkojnë?". 

 
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari