Blushi “thyen akullin”: Berisha feudal

Blushi “thyen akullin”: Berisha feudal
TIRANË – Kuvendi ka debatuar sot për ndryshimet në Kodin Penal. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi akuzoi opozitën se po bllokon rekomandimet e Komisionit Evropian që synojnë ta bëjnë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit më të ashpër.
“Kjo ishte një javë e rëndësishme për shqiptarët. Bashkimi Evropian do të trajtonte ecurinë e reformave në Shqipëri dhe ecurinë e progresit për zbatimin e 12 rekomandimeve. Shqiptarët u ndjenë të tradhtuar kur lideri i opozitës duke keqpërdorur votën e dhënë shtyp fjalëkalimin “bllokim”. Arsyeja e veprimit të tij është mungesa e arsyes. Tre javë zgjati beteja e Edi Ramës që çoi deputetët në grevë urie. Tre javë ishte angazhimi i deputetëve të opozitës për Kodin Penal si kërkesë e progres raportit dhe fjalëkalimi që ai u çoi ushtarëve të vet ishte bllokim”, tha Halimi.
Opozita këmbënguli për hartimin e një projektligji të cilësishëm.
“Ne u ulëm në tryezë dhe diskutuan në lidhje me reformimin e Kodit Penal, por është shumica në pushtet ajo që nuk pranon dhe refuzon përcaktimin e masave të cilat ndëshkojnë abuzuesit me statistikat zyrtare”, thanë deputetët socialistë.

BLUSHI “THYEN AKULLIN”
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka thyer heshtjen dhe ka marrë fjalën në Kuvend gjatë debatit për Kodin Penal. “Dy ditë përpara Serbisë ju akordua statusi për kandidat të BE-së. Ishte momenti më i shëmtuar që ne nuk e morëm dhe jo që e morën ata. Ata ishin nën embargo, u bombarduan në NATO dhe pyetja ime sot është se si ka mundësi që Serbia përfiton statusin ndërsa Shqipëria jo. Si ka mundësi që në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës negociojnë serbët me shqiptarët dhe merren vesh ndërsa tek ne shqiptarët me shqiptarët nuk merren vesh. Si ka mundësi që atje diskutohet termi i republikës së Kosovës ndërsa tek ne diskutohet sistemi zgjedhor”, tha deputeti socialist.
Deputeti socialist tha se në Shqipëri negociojnë shqiptarët me shqiptarët dhe nuk kuptohet pse është kaq e vështirë të gjenden ekuilibra mes serbëve dhe shqiptarëve. “.Kam përshtypjen se Berisha ka një sindrom për të cilin ai nuk është koshient dhe si të sëmurët politikë ai nuk e di që e ka. Është sindromi i feudalit të vogël. Këtë e kanë bërë feudalët e Shqipërisë dhe këtë Saliu mund ta dijë por nuk e kupton se kur e ke vet nuk e kupton. Feudalët e Shqipërisë aq nuk kanë dashur të futeshin në BE e as të dalin. Atij i duket sikur kur afrohet me BE-në i largohet pushtetit”, tha Blushi.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit