Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, përmes rrjeteve sociale ka bërë te ditur sot se partia e tij do të luftojë për çështjen e pronave duke rrëzuar ligjin e dikurshëm 7501 dhe se beteja do të fillojë që nga 25 qershori.

“LIBRA do ti jap fund efekteve juridike të ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësishtë dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme”, deklaroi Blushi në rrjetet sociale.

“LIBRA është shumë e ndjeshme për çështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm.

LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës
”, theksoi Blushi.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com