Blushi më keq se PD-ja
s'votoi as ligjin për SPAK-un

Blushi më keq se PD-ja<br />s'votoi as ligjin për SPAK-un
Seanca e sotme plenare pas diskutimesh të gjata ka patur në rend dite edhe votimin e 6 projekt ligjeve të reformës në drejtësi.

SPAK është votuar me 122 vota, ku opozita mori pjesë. Pas këtij projekt ligji opozita ka braktisur sallën duke kundërshtuar kështu si zakonisht ecjen përpara të reformës në drejtësi.

Por, sot Partisë Demokratike mesa duket i është shtuar edhe një aleat i ri. Bëhet fjalë për Ben Blushin i cili pas largimit nga PS, që sot ka munguar në votimin e projekt ligjeve që janë jetikë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk është i rastësishëm ky pozicionim i Blushit, duke parë gjuhën e njëjtë me PD që ka përdorur qëkur “ju prishen telat” me PS-në. 

Ndërkohë, kanë qenë 18 deputetë, bashkë me Ben Blushin, ata të cilët nuk kanë votuar ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nga të cilët 14 janë të opozitës dhe 4 të mazhorancës. 

18 deputetët që nuk votuan SPAK-un dhe Byronë e Hetimit
Arben Ristani
Edmond Spaho
Genc Ruli
Eduard Selami
Genc Pollo
Albana Vokshi
Igli Cara
Helidon Bushati
Keltis Kruja
Mimoza Hajdarmataj
Astrit Patozi
Eduard Halimi
Nard Ndoka
Agron Duka
Kejdi Mehmetaj
Parid Cara
Ben Blushi
Bashkim Fino 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit