Blushi: Mocion mosbesimi në
Kuvend për të rrëzuar Ramën

Kryetari i LIBRA-s, ish-deputeti socialist Ben Blushi ka propozuar një mocion mosbesimi kundër qeverisë Rama në Kuvend, me qëllim rrëzimin e saj. 

Idenë e tij, Blushi e ka hedhur gjatë një takimi me koordinatorët e partisë së tij në Tiranë. 

Partitë e vjetra kanë bllokuar sistemin e drejtësisë. Të bëjmë mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. 2 votat e LIBRA-s janë gati në çdo kohë për ta rrëzuar qeverinë. Nuk jemi dakord të rrëzohet kjo qeveri e të vijë Berisha. Nga partitë e vjetra nuk mund të vijë asnjë zgjidhje”, u shpreh Blushi.  

Duke komentuar situatën politike në vend, Blushi tha se LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, pasi nuk pranon që vendi të drejtohet nga krimi.

“LIBRA nuk ka frikë të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në 5 muaj libra është shtuar me 10 mijë anëtarë. LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, dhe nuk e ka nxjerrë askush në opozitë. Ne besojmë se nuk mund të drejtohemi më me krimin”, tha Blushi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi