ELBASAN - Kryesuesi i fushatës së PS në Elbasan, Ben Blushi zhvilloi një “kënd fjale" me banorët e periferisë së Elbasanit. Gjatë takimit ai u shpreh se problem më i madh i Elbasanit është papunësia. Periferia e Elbasanit do të votojë msasivisht majtas - vijoi Blushi - sepse është lënë në harresë nga qeveria. Në periferi nuk është investuar, sepse Elbasani nuk ka pasur një qeveri mike.
Blushi vijoi duke u shprehur se nuk ka qytet më të ndotur në Shqipëri se Elbasani e kjo vjen nga indiferenca e Sali Berishës. “Çdo ditë nga ndotja një njeri në Elbasan humb jetën nga kanceri. Mjafton të dalesh në mesnatë në Elbasan dhe në mes të errësirës fatkeqësisht sheh nje re të bardhë pranë “Kombinatit Metalurgjik“. Industria i fut kancerin njerëzve fatkeqesisht nga korrupsioni. Ne verë ndotja arrin të dyfishohet. Kjo për shkak të korrupsionit. Është korrupsioni që ka paret tona”, vazhdoi Blushi.
Blushi u shpreh se PS do legalizoje shtëpite e atyre, që janë te palegalizuara duke u dhënë tapi . “Kjo nuk ka ndodhur gjatë regjimit të Saliut, sepse asnjeherë nuk ka pasur ndjeshmëri ndaj çështjes së legalizimeve”.
"PS do ta fitojë këtë fushatë, përfundoi Blushi, e do rikthejë në pushtet Partinë Socialiste, e cila në Elbasan do të fitojë bindshëm me rezultatin 9 me 5 në zgjedhje e 23 qershorit."
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com