ELBASAN - Deputeti socialist Ben Blushi inauguroi sot zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit në lagjen 5 maj. Blushi theksoi se koalicioni opozitar po zgjerohet për shkak se e djathta është e pavotueshme. Blushi garantoi të majtën se do të ketë një koalicionin më të madh se në vitin 2009.
Sipas Blushit, ky koalicion i gjërë i opozitës do të maksimalizuar rezultatin e pritshëm në zgjedhjet e 23 Qershorit duke garantuar një fitore bindëse. -“Absolutisht besohet se kjo fitore do të jetë e thellë, jo vetëm për shkak të koalicionit të zgjeruar, por edhe për shkakun mjaft domethënës se tashmë e djathta shqiptare është bërë e pavotueshme. Kohët e fundit në kampin kundërshtar po mbizotëron fenomeni i erozionit politik dhe ky po e shkërmoq koalicionin qeveritar duke e bërë atë të tkurret më shpejt se çmendohej”.
Së fundi, edhe në Elbasan është rishfaqur entuziazmi i munguar dhe mbështetësit duket të motivuar në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale të 23 Qershorit.
Në takimet e të martës të zhvilluara nga Ben Blushi me bazën dhe strukturat e PS me rastin e hapjes së zyrave elektorale të PS në Elbasan ka rënë në sy pjesmarrja tepër masive e anëtarëve, simpatizantëve dhe jo vetëm. “Kjo tregon qartë, deklaroi Blushi,- se fitorja më 23 qershor patjetër që do të jetë e sigurtë, por dhe mjaft e thellë. Këtë fitore PS dhe koalicioni i saj do e arrijnë jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë si në qytete edhe në fshatra pasi vetëm kështu mund bëhet ndryshimi i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët”.
Elbasani padyshim që do të jetë surpriza më e këndshme e të majtës që në zgjedhjet e fundit u nda në barazim në këtë Qark 7 me 7. Në këtë Qark, koalicioni aktual opozitar sipas tij do të marrë shumicën e mandatave, pra një fitore bindëse. Elbasani për të majtën nuk është më një nga Qarqet delikate, por një nga ato më të sigurtat për arritjen e fitores e partisw Socialiste
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com