Blushi: Nacionalistët kërkojnë vetëm
pushtet, nuk u intereson barazia

Blushi: Nacionalistët kërkojnë vetëm<br />pushtet, nuk u intereson barazia
Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, aktualisht pjesë e partisë LIBRA, komentoi përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Athinës, duke theksuar se qëndrimet nacionaliste sjellin dëme. Sipas tij, politikanët shqiptarë i shtyn drejt nacionalizmit fakti që qeverisin keq. Blushi tha se nacionalistëve u intereson vetëm pushteti.
 
"M.q.s nacionalistët kanë filluar të kenë sukses në Europë, siç ndodh në këtë kontinent çdo 100 vjet, edhe Shqipëria nuk mund të mbetej jashtë. Por nacionalistët shqiptarë nuk mund të merren seriozisht. Ata kanë një të përbashkët, nuk kërkojnë më shumë barazi, drejtësi, harmoni, solidaritet, kërkojnë vetëm pushtet dhe vetëm pushtet. Kanë dhe një të përbashkët tjetër. Ata nuk dinë të qeverisin, ose qeverisin shumë keq dhe sa herë e kuptojnë sa keq qeverisin, bëhen edhe më nacionalistë se kanë qenë dhe kërkojnë territore të tjera të cilat s'i kanë pushtuar me cilësi e ide. I shtyn vetëm etja për pushtet. Kështu ndodhi edhe përpara 4 vitesh. Në 100 vjetorin e pavarësisë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha u bë nacionalist. 6 muaj para zgjedhje ai nuk kishte një bilanc dhe lundroi 3-4 muaj në ujërat e ndotura të nacionalizmit vetëeksitues. Shkaktoi acarim të marrëdhënieve me partnerët tanë të NATO-s. Ai i humbi zgjedhjet, jo vetëm për këtë arsye. Pas 4 vitesh po afrohemi aty ku ishim në 2012-ën, për shkak të bilancit të dobët të kësaj qeverie. Kryeministri që kemi sot ka hapur një debat pakuptim, duke hedhur shkarpa në gulçimet mediokre", u shpreh Blushi.
 
Duke iu referuar çështjes së prishjes së shtëpive në Himarë, Blushi theksoi se Greqia nuk duhet të përzihet.  

"Unë nuk mund të pranoj që Greqia të protestojë për prishjen e disa shtëpive në Himarë. Nëse ato duhet të prishen apo jo, kjo nuk është çështje e Greqisë. Nga ana tjetër, duke besuar që Greqia ka të drejtë për të mbrojtur minoritetin e vet, unë mendoj se Greqia nuk ka pse të jetë dhe as duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë mbrojtësi i ortodoksëve shqiptarë", theksoi Blushi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social