Blushi: Për miqtë që s’do jenë në
Kuvend, ja pse s’i zgjodhi Rama

Blushi: Për miqtë që s’do jenë në<br />Kuvend, ja pse s’i zgjodhi Rama
Deputeti i LIBRA Ben Blushi ka shkruar një status në Facebook sipas të cilit tregon arsye se përse kreu i qeverisë Edi Rama nuk vendosi që t’i bëjë pjesë e listave për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
 Sipas tij, 12 deputetët me të cilët shprehet se ka kaluar momente të bukura nuk do të jenë pjese e parlamentit të ardhëm sepse nuk miratuan kanabizimin e PS apo se kanë dashur zgjedhje brenda partisë.
 
Postimin e tij, Blushi e mbyll me një mesazh për to.
 
“Disa kolegë dhe miq me të cilët kemi ndarë vite te veshtira nuk do jenë në Parlamentin e ardhshëm. Arta Dade u largua sepse kërkoi zgjedhje brenda partisë, por edhe Namik Dokle, Vali Leskaj, Luljeta Arapi, Pirro Lutaj,Arben Cuko,Namik Kopliku,Vehxhi Mucmata,Erjeta Alhysa, Ylli Zicishti, Anila Agalliu, Eduart Bejko, Lad Kosta,u hoqën nga Rilindja si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste. Unë i uroj atyre mbarësi dhe dua ti them se e keqja është e përkohshme, dinjiteti është i përhershëm”, shkruan Blushi. 

blushi
(Postimi i Blushi në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën