Blushi "peshkon" demokratët:
Më votoni, jam opozita e vërtetë

Blushi Më votoni, jam opozita e vërtetë">
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, bën një ftesë surprizë për votuesit e Partisë Demokratike, që në zgjedhjet e 18 qershorit të votojnë partinë e tij. 

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Blushi tha se ai ka bërë opozitë të vërtetë në Kuvend në krahasim me deputetët e opozitës, madje edhe më të fortë se vetë kryetari i PD, Lulzim Basha. 

"600 mijë demokratë mbeten pa votuar"
"Në kushtet kur PD s'do hynte në zgjedhje, unë do i ftoja të gjithë ata që PD nuk iu jep mundësi për të votuar, të votonin LIBRA-n. Ata mijëra demokratë të na votojnë ne. Ne jemi një opozitë reale. 

Unë nuk u kam bërë asnjë dëm demokratëve, madje në këto 4 vite kam bërë opozitë në Kuvend më shumë se deputetët e tyre, më shumë se kryetari i tyre. 

Ata 500-600 mijë demokratë, që kanë votuar djathtas, do të mbeten pa votuar",
u shpreh Blushi.

Megjithatë, apeli i tij për Lulzim Bashën është që të çojë PD dhe opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshojë qeveria, ose në të kundërt Rama merr 100 deputetë. 

"Ne vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje për të treguar se për këtë gjë jemi krijuar. LIBRA nuk është OJF, por parti politike.

Unë shpresoj që Lulzim Basha të hyjë në zgjedhje, se kjo do të ishte në favor të tij, por edhe në favor të vendit.

A ka mbyllur PD ciklin?
 
Unë s'dua ta besoj se PD ka mbyllur ciklin, por nuk po reformohet dot, s'ka ide.

Do të doja të ishte në garë. Problemi sot nuk është PD-ja, por qeveria. Problemi real është të ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë dhe këtë e ndryshojmë duke hyrë të gjithë në zgjedhje. Ikja nga zgjedhjet do t'i jepte kësaj qeverie 100 mandate në Kuvend
", tha Blushi. 

Ndërkohë, kreu i LIBRA-s i cilësoi të papranueshme kërcënimet e Bashës për mosbindje civile. Sipas tij, është absurde që PD kërkon largimin e qeverisë por jo ndryshimin e Kodit Zgjedhor. 

"Mbështes protestat, por jo thirrjet për cenim të rendit demokratik. Kjo protestë kërkon të rrëzojë qeverinë, por jo të ndryshojë Kodin Zgjedhor. Pse? Sepse është pjesë e të njëjtit sistem. Kush e përcakton kur vjen në pushtet? Numëruesit e Ilir Metës, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut. Këta kanë numëruesit në tavolinë. Nuk ka asnjë vend në Europë ku 4 numërues numërojnë votat e 30-40 partive". 



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën