ELBASAN - Kryesisi i listes së Partisë Socialist, Ben Blushi, ka zhvilluar një takim me gazetarët e qytetit nga ku ka pohuar se premtimet do të mbahen në Qarkun e Elbasanit pasi janë  të realizueshme. Blushi tha se, “kjo fushatë do të ndihmojë për të ndryshuar historinë politike të Elbasanit”. Ai theksoi se PS  më 23 qershor do të marrë shumicën dërrmuesve  të deputetëve në këtë qark .

Blushi tha se “Shqipëria është më e varfër dhe e papunë se para 8 vitesh; ka tentativa nga krahu tjetër politik për të vjedhur vota dhe ky fakt është një stil pune dhe është në ADN e PD-së. Blushi tha se me ardhjen ne pushtet të PS-së  brenda 100 ditëve do të zgjidhet problemi imediat i fushës së plehrave. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)