Presidenca ka zgjedhur që të mos komentojë raporton draftin e Komisionit të Venecias lidhur me debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Me argumentin se ky draft ka rrjedhur në mënyrë jo zyrtare, zëdhënësi Tedi Blushi shprehet se presidenti Meta do të flasë vetëm para opinionit Final të Komisionit të Venecias.
" Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar "Venecia" me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për "Venecian" do t'i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t'i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë", shkruan Presidenca.
Në draftin e publikuar ditën e sotme, Komisioni i Venecias ka theksuar se rregulli i radhës për emërimet në Kushtetuese, që ishte pikënisja e debatit mazhorancë- presidencë, duhet të ndryshohet pasi është shumë kompleks. Ndërkohë sa u përket betimit të anëtarëve të tij Gjykatës Kushtetuese, Venecia doli kundër propozimit të PS-së që ia hoqi të drejtën Presidentit, duke theksuar se duhen ndryshime në Kushtetutë.
Ket rregull e perdor sipas deshires o derr. kur i nzjerr mesaxhet dhe telefonatat nuk jan ato konfidenziale? raporti i venecies nuk esht konfidencial o derr skrapari.
Përgjigju