ELBASAN - Kandidati për deputet në Elbasan, Ben Blushi deklaroi se Partia Socialiste ka një listë të balancuar që përfaqëson më së miri interesat e qytetarëve.
Gjatë një takimi elektoral në Përrenjas dhe Librazhd, Blushi tha se në 23 qershor qytetarët do të ndëshkojnë qeverinë aktuale për të përmirësuar jetën e tyre.
Nga ana tjetër, Blushi ka prezantuar kandidatin për deputet të PS-së, Musa Ulqini, për zonën e Cërrikut dhe tha se 23 qershori është koha për çlirimin e vendit nga papunësia dhe korrupsioni.
Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla tha se pasi PS të fitojë zgjedhjet në 23 qershor do të çelen 500 vende pune për Prrenjasin dhe do të kryhet rikonstruksioni i spitalit të qytetit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com