Blushi qeverisë:Bëjmë sikur s'e 
shohim ishullin e drogës në Lazarat

Blushi qeverisë:Bëjmë sikur s'e <br />shohim ishullin e drogës në Lazarat
TIRANE- Deputeti i PS, Ben Blushi gjatë fjalës së tij seancën e djeshme plenare kërkoi nga qeveria më shumë të veprojë sesa të tregojë,duke mos i kursyer lritika. Ai ngriti si shqetësi faktin sepse në Shqipëri nuk mund të ketë reforma pa ndërhyrë më parë në Lazarat. “Sot ishte mundësia e fundit të themi se sa keq jemi qeverisur nga opozita, por pas kësaj dite na takon të themi se çfarë do të bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet, çfarë reformash do të ndërmarrim, a do t’i mbajmë premtimet e fushatës?”. Defiçiti buxhetor tani që flasim është 240 milionë USD. A do të kemi pas një viti difiçit më të ulët buxhetor? A do të ndryshojë sjellje administrat tatimore dhe ajo doganore? A do të marrim ne më pak borxh në të ardhmen?

A do ta aplikojmë taksën progresive siç kemi premtuar, jo vetëm mbi sistemin e pagave, por edhe mbi kapitalin dhe natyrisht edhe mbi konsumin? A do të tatojmë më shumë ta varfërit apo të pasurit?”, iu drejtua Blushi qeverisë. Më tej, ai i drejtoi ministrit të Brendshëm pyetjen se, “a do të ndëryhet në Lazarat, ku nuk ka ditë që mediat nuk shkruajnë për këtë vend? Nuk ka reforma në Shqipëri përsa kohë që nuk ndërhyhet në Lazarat, por bëjmë sikur nuk e shohim “ishullin e drogës”. Më tej, ai iu drejtua edhe Ministrave të tjerë, duke thënë se: “Kam një pyetje për veten tonë, i pyes ministrat a ka të korruptuar ky vend? A do çoheni ju të thoni se kush janë ata që kanë abuzuar, që kanë shpërdoruar detyrën, a do fillojmë t’i padisim?”, tha ai.
 
 
  Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim