TIRANE - Për akuzat e forta të Tom Doshit, përgjegjësi mban edhe kryeministri Edi Rama i cili duhet të kishte qeverisur më mirë. Kështu u shpreh deputeti socialist Ben Blushi pas vendimit të grupit për të përjashtuar deputetin socialist të Shkodrës.
Sipas Blushit, kjo situatë është “historia e dy shokëve të ngushtë” siç u shpreh ai, që u zunë për arsye të cilat, theksoi Blushi, -nuk duam t’i dimë.
“E thash edhe në mbledhje është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nuk dua të na i thonë, por fatkeqësisht një histori miqësie disavjeçare, për fat të keq nuk janë politike po i vënë një damkë të madhe Partisë Socialiste. Rama duhet ta administronte këtë gjë prej kohësh, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet. Sado që jam dakord me faktin se bashkëjetesa në këto kushte ishte e pamundur. Humbet Partia Socialiste”, u shpreh Blushi.
Burime për A1Report konfirmuan se Blushi ka qenë një zë i fortë kritik në mbledhje, kundër kryeministrit Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO