Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka shpërthyer sërish në akuza kundër kryeministrit Edi Rama për largimin nga qytetet të lojërave të fatit, sipas të cilit ishte premtim i kryeministrit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Blushi pohon se LIBRA do të pastrojë Tiranën nga veset, siç është gracka nga kumari.

Postimi i Blushit:

LIBRA DO PASTROJË TIRANËN NGA VESET
LIBRA do ti pastrojë qytetet nga lojrat e fatit. Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korcca, etj do të shpëtojnë nga gracka e kumarit dhe nga plagët që ai shkakton.

Kush do të luajë të ardhmen e vet duhet të dalë jashtë qyteteve ku do krijohen zonat e lira për kënaqësitë e vesit. Ju premtoj se fëmijët që shkojnë në shkollë dhe gratë nuk do shohin më baballarët dhe burrat duke humbur te cepi i lagjes.



Redaksia online
D.M.Shqiptarja.com