Blushi: Sheqer Serbisë, helm
grekëve dhe ruletë ruse për SHBA

Blushi: Sheqer Serbisë, helm<br />grekëve dhe ruletë ruse për SHBA
Deputeti Ben Blushi foli dje për diplomacinë shqiptare duke bërë një bilanc të kësaj të fundit, kryesisht të përqendruar në rajon. Blushi tha se Kosova rrezikon të ndahet nga Serbia, ndërsa diplomacia shqiptare ka qenë e dobët duke mos i kursyet epitetet.

“Shqipëria është e dobët, diplomacia jonë është pa plan, pa koherencë, totalisht e personalizuar. Nuk ka një qëndrim. Ne kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar ato me Greqinë, pa shkak, jemi kaotikë me Maqedoninë. I kemi dobësuar marrëdhëniet me BE dhe kemi luajtur një ruletë ruse në marrëdhëniet me SHBA. Ky është bilanci i diplomacisë shqiptare në 4 vjet”, tha Blushi.

Ai tha se Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh, por shtoi se, nëse kufijtë e Ballkanit ndryshojnë, atëherë padyshim që Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen.

“Shqipëria nuk kërkon ndryshim të kufijve të saj në Ballkan. Në kushtet kur kërkohen ndryshime kufijsh, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i arsyeshëm. Unë s’besoj së kjo nuk ka për të qenë një fantashkencë. Shqiptarët që sot jetojë në Kosovë, që janë në terror, duhet të binden se serbët kanë mbrapa Serbinë, por dhe shqiptarët e Kosovës kanë mbrapa shtetin sovran”, tha Blushi.

Ai tha se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë dobësinë e diplomacisë mes dy vendeve tona.

“Nuk kam dalë të kritikoj BE por ajo që po ndodh në Kosovë, në Shqipëri s’mund t’i shmangemi. Kosova sot është më e dobët, në këto 10 vite ka një parlament të brishtë, është në kërcënim klasa e saj politike. Rasti i Haradinaj kërcënim për gjithë klasën politike se mund të shkojë në dënim. E qartë është që serbët duan ta ndajnë Kosovën. Nuk kam arsye të besoj që është projekt ndërkombëtar, por mund të kthehet për shkak të paqëndrueshmërisë, aktivizimit të Rusisë në rajon dhe frikës së terrorizmit”, tha Blushi.

Ndër të tjera, ai i quajti sjelljet e Ramës si lëvizje tekanjoze.

“Lëvizjet tekanjoze aspak në dobi të interesit strategjik kanë dëshmuar edhe në këtë kohë turbullirash që po i afrohen rajonit, se politikës sonë i mungon parashikimi. Është njësoj si të lush basketboll pa dorë dhe shah pa një kalë. Shqipëria e dobët nuk mund ta ndihmojë Kosovën. Serbët nuk ia blenë miqësinë që ua ofroi pa kushte Rama. Ata mendojnë që e kanë zbutur Shqipërinë, është aktori më i dobët dhe më i heshtur duke ndihmuar për fat të keq serbët. Prandaj iu bëj thirrje të merreni seriozisht me çështjen e Kosovës”, tha Blushi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës