Blushi takim me Shtabin: PL në gjendje lufte me Narkoregjimin! Pas rrëmbimit të Metës po kërkojnë të na marrin partinë, të gatshëm ta mbrojmë me gjak!

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me Shtabin Drejtues të Njësisë nr. 5 në Tiranë, edhe në kuadër të riorganizimit të strukturave për zgjedhjet e vitit 2025.

Blushi bëri me dije se PL ka nisur takimet derë më derë, për të ndezur motorët për “fitoren e padiskutuar të opozitës në 2025”. Ai falënderoi të gjithë mbështetësit dhe strukturat për “mbështetjen e dhënë në këto ditë të vështira jo vetëm për Opozitën, por për të gjithë vendin”.

Ky takim sipas tij, u mbajt edhe në një ditë që kujton 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit.

“Për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe sigurisht edhe nga Narkodrejtësia në shërbim të tij, që sot janë shndërruar në armikun kryesor dhe më të egër të lirive, të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, përgjegjëset kryesore të vrasjes së shpresës së qindra e mijëra shqiptarëve që vijojnë edhe sot të largohen nga vendi. Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme. Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme”, tha Blushi ndër të tjera.

Ai shtoi se “mafia në pushtet ka marrë peng interesat dhe të ardhmen e vendit” dhe se PL ndodhej “nën agresion të pashembullt”.

“Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka pasur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë”, tha Blushi.

Gjithashtu kërkoi përshkallëzim qytetar dhe opozitar në terren, duke kujtuar edhe vetësakrifikimin.

“Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi”, theksoi sekretari i PL.

Blushi kujtoi dhe “dëmet kolosale” të partisë nga “akti skandaloz i djegies së 19 mandateve”, nga fryma e nepotizmit dhe “marrja peng e disa prej ish-drejtuesve tanë nga SPAK dhe regjimi”. Blushi akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani, se është vënë në shërbim të narkoregjimit.

Sipas tij, Meta gjendet në burg për shkak se qëndrimeve të tij kundër cenimin e interesave kombëtare siç është edhe shitja e qëllimshme e Detit, shitja e çështjes së Kosovës nëpërmjet projektit të ndryshimit të kufijve, apo qëllimin e Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur”, për zhbërjen e Kosovës.

Në fund Blushi deklaroi edhe 5 prioritetet kryesore të politikave të PL-së, si ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve e pagave, arsimi, bujqësia dhe energjia.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/11/2024 04:07

    O Blush,mos u perpiq te na e nxjerresh Meten te akuzuar per cdo gje si dikur Mehmet Shehun qe e bene agjent,superagjent e poliagjent.Meta jot nuk eshte ne burg per asgje nga lista qe rreshton(deti,Kosova,kufijte,Ballkani,etj),eshte thjesht i akuzuar si HAJDUT,SUPERHAJDUT,POLIHAJDUT.

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/11/2024 18:09

    Çifti fshataresk Çaushesku kërkon Lirinë. Tek Saliu do e gjejnë.

    Përgjigju
  • Monalikja: 09/11/2024 17:13

    Biblush, Shqiptaret e duan ciftin koklopa, si ciftin Caushesku.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 09/11/2024 15:43

    Ne jeten time kam par e degjuar shume kriminel te flasin e kercenojne por ama se ka shqiptar kaq te ndyre si ky qeneflarsi i metes se kisha besuar kurre dhe vetem nje gje se kam te qarte, Ku eshte drejtesia,Ku eshte SPAK qe kam pershtypjen se po perdoret nga disa pis kriminel si ato shitoret tek "gjithçka 1 euro" kurse kriminelet miljoner si ky pis kshilltari i metes dhe bythleprirsat e berishes sikur diktojne drejtesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE