Blushi takon Lu dhe Vlahutin:
Kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Blushi takon Lu dhe Vlahutin:<br />Kundër shtyrjes së zgjedhjeve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.
 
Takimi u zhvillua në selinë e partisë së krijuar nga ish-deputeti socialist. Në takim përveç Ben Blushit ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ndërsa në qendër të diskutimit me ambasadorët ka qenë situata politike në vend.
 
Sipas njoftimit të LIBRA-s, Blushi u bëri me dije ambasadorëve  është i vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme
 
"LIBRA e vendosur për të kontribuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe e gatshme për të votuar procesin e Vetingut".
 
Blushi mësohet se u prezantoi ambasadorëve Lu dhe Vlahutin një paketë pikash orientuese bashkëpunimi, të cilat mund të çojnë në lehtësim të krizës politike.
 
Gjithashtu u diskutua rreth nevojës për një prani të lartë ndërkombëtare në monitorimin e procesit zgjedhor, për monitorimin e  sjelljes së policisë së shtetit gjatë zgjedhjeve, për numërim jomilitant  të votave, dekriminalizim të listave zgjedhore dhe depolitizim të trupës së arsimtarëve dhe për transparencë dhe kufi të shpenzimeve të partive politike në fushatë.
 
"Në situatën aktuale politike, LIBRA do të kërkojë një president që nuk vjen nga shumica parlamentare si dhe mosshtyrje të datës së zgjedhjeve.
 
LIBRA inkurajon dialogun, me qëllim pjesëmarrjen e të gjitha partive në  zgjedhje, çka do t’i jepte legjitimitet rezultatit zgjedhor dhe parlamentit të ardhshëm.
 
Ai i njohu ambasadorët me përgatitjet e LIBRA-s për zgjedhje dhe  procesin e caktimit të kandidatëve për deputetë
" mbyllet njoftimi i LIBRA-s për takimin.
 
Pas takimeve, deputetja Hafizi në një komunikim me mediat deklaroi se "Biseduam mbi rrugët dhe mundësitë për zhbllokimin e vettingut
 
Partia LIBRA nuk ka pasur kurrë opsion qeverinë teknike, do të marrim pjesë në zgjedhje, të punohet për përmirësimin e standardeve.
 
Takimi me ambasadoret Lu dhe Vlahutin ishte i frytshëm, me biseduam rreth situatës politike në vend.
 
Në fokus të bisedës ishin edhe zgjedhjet e qershorit dhe mundësia e dialogut mes palëve për të dalë nga kriza
" deklaroi Hafizi.
 
Aktualisht, LIBRA është e vetmja parti opozitare në Kuvend pas bojkotit të Kuvendit nga PD, që pas nisjes së protestës para kryeministrisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës