Blushi tradhton transparencën
regjistrohet si kryetar partie

Blushi tradhton transparencën<br />regjistrohet si kryetar partie
 E “kryqëzoi” Edi Ramën si privatizues të Partisë Socialiste dhe për mungesë transparence, por vetë rrezikon të bëjë të njëjtën gjë. Ben Blushi, i cili tashmë ka ndryshuar dhe karrigen në sallën e parlamentit duke u ulur në rreshtat e opozitës, duket se ka konsumuar një vendimmarrje në mungesë të plotë të transparencës dhe të komunikimit me publikun, të cilën thotë se e dëshiron aq shumë.

Deri më tani, nga organizata politike e tij, Mimoza Hafizit dhe disa aktivistëve të tjerë, janë bërë publike dhjetëra aktivitete, por asnjë rast, nuk është njoftuar një proces zgjedhor për kryetarin e kësaj partie dhe strukturat e saj drejtuese.

E kundërta rezulton ligjërisht. Shqiptarja.com disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila thotë se Ben Blushi është zgjedhur kryetar i kësaj partie, dhe se kjo gjykatë ka vendosur ta regjistrojë partinë “Lista e Barabartë” në 25 nëntor.

“Gjykata vendosi: 1. Pranimin e kërkesës. 2. Regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, me iniciale “Lista” në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 3. Selia e partisë “Lista e barabartë” është në Tiranë, rruga “Sami Frashëri” nr.5. 4.

Organet drejtuese të partisë “Lista e Barabartë” janë Forumi, Koordinatori, Këshilli, Bërthama, Komisioni i Etikës, Komisioni i Garancive, Kryetari, për të cilat përcaktohet saktësisht në statut procedura e konstituimit, vendimmarrjes dhe kompetencat. 5. Kryetari i Partisë “Lista e Barabartë” është zgjedhur z. Ben Blushi. 6. Partia “Lista e Barabartë” ka programin, vulën dhe logon e saj. U shpall sot më dt 25.11.2016 ora 14.58 min Tiranë”,-thuhet në vendimin e gjykatës.

Por çfarë thotë statuti i partisë së Ben Blushit për zgjedhjen e kryetarit? Neni 8 dhe 14 kanë specifikimet se kryetari zgjidhet nga të gjithë anëtarët e partisë, proces që edhe mund të jetë kryer, por që publikut i është mbajtur i fshehtë. “Neni 8. Forumi. Forumi është mbledhja e të gjithë anëtarëve të LIBRA-s. Forumi është organi më i lartë vendim-marrës i LIBRA-s. Forumi mblidhet të paktën një herë në vit.

Mbledhja thirret nga Kryetari, nga 1/3 e Bërthamës ose me kërkesë të 10 përqind të anëtarëve të LIBRA-s. Me thirrjen e Forumit përcaktohet edhe rendi i ditës. Forumi ka të drejtë dhe merr këto vendime: Zgjedh Kryetarin, Zgjedh Bërthamën, Zgjedh kandidaturat e përfaqësimit politik për zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, Miraton programin dhe të gjitha platformat politike dhe programet zgjedhore të LIBRA-s, Miraton buxhetin vjetor,Miraton Statutin dhe ndryshimet e tij.

Neni 14/Kryetari. Kryetari zgjidhet nga Forumi, ndërmjet anëtarëve të LIBRA-s, me shumicë të votave të Forumit. Kryetari ka këto kompetenca: Përfaqëson ligjërisht LIBRA-n për palë të treta; Thërret dhe drejton mbledhjet e Forumit; Thërret dhe drejton mbledhjet e Bërthamës; Vendos për çështje politike dhe të organizimit elektoral të LIBRA-s. Mandati i kryetarit është dy vjet. I njëjti kryetar nuk mund të ketë më shumë se tre mandate”,-thuhet në statutin e LIBRA-s.
Emërtimi
Në të gjitha referimet për partinë e tyre, Blushi dhe Hafizi i referohen me akronimin “LIBRA”, por ajo që vihet re në vendimin e gjykatës, është se inicialet e partisë do të jenë “Lista”. Ky shkurtim do të përdoret në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe tjetërsimi i emërtimit do të përbëjë me shumë gjasë një çorientim të votuesve të Blushit. Pakujdesi nga gjykata apo shkelje e statutit të partisë më të re? Kjo ngelet për tu parë, por ja çfarë thotë gjykata dhe statuti i LIBRA-s.

“Gjykata vendosi: Regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, me iniciale “Lista” në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. “Neni 4. Emri, Selia, Statusi, Vula, Simbolet. Emri i Partisë është “LISTA E BARABARTE”, me akronim (brevetatis causa) LIBRA. Për efekte të përfaqësimit mund të përdoren si emri i plotë ashtu edhe akronimi”,-thuhet në statutin e Partisë Lista e Barabartë.

lista partia libra


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai