Vëzhgoheshin lëvizjet e policisë! Pas Shkodrës, edhe në Vlorë zbulohen 16 kamera sigurie të vendosura nga krimi në 6 lagje

VLORË- Pas Shkodrës, policia ka kryer kontrolle edhe në Vlorë për çmontimin dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të cilat dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë. Për rrjedhojë pas aksionit të ‘bluve’ të Vlorës, janë sekuestruar 16 kamera sigurie të vendosura në 6 lagje të qytetit.

Kamerat të cilat ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri” ishin të lidhura me aparate celularë të personave të ndryshëm. Ndërkohë ende nuk ka informacione mbi identitetin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.

Kujtojmë se një ditë më parë u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të Shkodrës.

 Ndërhyrja u bë në lagjen “Guerrile”, e njohur ndryshe si lagjja “Kiras”, po ashtu me prezencë të grupit të Licëve. Aksioni për çmontimin e kamerave vijoi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, apo njohur si zona e “Zdrales” dhe në lagjen “Salo Halili”, njohur si zona e Urës së Thive. Njësoj si në operacionin e parë, kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët shkodranë.

Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani. Policia akoma nuk ka arritur të gjurmoj autorët e vendosjes së këtyre kamerave, ndërsa nuk janë gjetur serverat që ruajnë regjistrimet video.

Në operacionin e datës 14 janar, policia shoqëroi për t’i pyetur disa persona nga të dyja fiset, Lici dhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk pranoi të jetë autori. Ata, me deklarimet e tyre para hetuesve, nuk ndihmuan në identifikimin e autorëve të vërtet që i kanë montuar në mënyrë të kundërligjshme. Pas aksionit të nisur në Shkodër, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u është kërkuar të gjitha drejtorive të policive në vend që të verifikojnë për kamera të ngjashme të vendosura në kundërshtim me ligjin, por deri tani në terren ka vepruar vetëm Shkodra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Ishin vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e policisë, sekuestrohen 16 kamera sigurie në 6 lagje të Vlorës

 

Policia e Vlorës ka sekuestruar 16 kamera sigurie në qytetin bregdetar të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie duke cënuar jetën private të qytetarëve.

 

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 26/01/2023 23:16

    Mall arestojn kamerat keta

    Përgjigju
  • Martinaj: 26/01/2023 20:36

    shkoni ne fush kuqe po ja u mbajti

    Përgjigju
  • Shefi: 26/01/2023 19:49

    Bravo bravo... mblidhni kamera te vdekurish Se burracake jeni e intrigante, Krahu tjeter i ka kamerat Ju ne tirane e shkoder e vlore Po mblidhni kamera te me te dobteve!!! Shume turp me 2 standarte plera

    Përgjigju
    • Oo shefi: 27/01/2023 01:24

      Ok o shefi, nqs ja kane hequr te 2 paleve ne rregull shpresojme Te vazhdojne pa dallim qyteti, krahine ideje s*ksi, Por nga durrsi e shijaku kur do kalojne Se po rrifen njerzit me pushtet me shpulla e grushta ftyres.. Dhe sikur spo dalin pamje, ndoshta ska pase kamera Per celen dhe gjushin suksese kto zgjedhje lokale ..

    • O shefi: 26/01/2023 22:36

      Jo mo gjigand e ke gabim,perderisa i kan hequr edhe te uji ftoht edhe te 24 maj ja qe ua ka heq te dyve po le ate muabet

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim