21 kamera sigurie që përdoreshin nga kontigjentë kriminalë për lëvizjet e policisë së Shkodrës janë çmontuar nga uniformat blu.  Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehte në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë. 

Siç raportohet edhe në njoftimin zyrtar nga policia e  Shkodrës, mësohet se ky aksion vjen pas informacioneve nga intiligjenca informative, ku raportohej se ishin vendosur disa kamera në shtyllat elektrike në dy segmented rrugorë nga “5 Heronjt” deri në bypasin e Shkodrës dhe nga “5 Heronjt” deri tek rrethrrotullimi i Dobraçit. 

Këto dy zona, i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri. 

Aksioni i Policisë së Shkodrës, është mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. 

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Mbrojtja e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Kamerat e vendosura nga grupet kriminale për të mbikëqyrur policinë në Shkodër, Berisha: Bandat kontrollojnë territorin dhe qeverinë

1673448797_saliberisha8770x392.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për aksionin e policisë së Shkodrën ditën e sotme ku u hoqën 21 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale për të mbikëqyrur policinë. Berisha shkruan se bandat kriminale kontrollojnë jo vetëm territorin por edhe vendimmarrjen deri në qeveri.

"Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!"- shkruan Berisha. 

Ora 16:10
Heqja e kamerave të sigurisë që mbikëqyrnin lëvizjet e policisë, detaje: Ishin vendosur në zonat ku banonin familje të lidhura me ngjarje kriminale

Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehta në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë.

Zonat ku janë hequr kamerat e sigurisë, i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri.