TIRANË - Një aksident me plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë, pranë zonës së Josif Pashkos.
 
Një automjet tip “BMW” që vinte nga një rrugë dytësore i ka prërë rrugën një mjeti tricikël që drejtohej nga një pjesëtarë i komunitetit rom, i riu rreth 25 vjeç sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka manovruar, por nuk ka mundur të mbajë kontrollin e mjetit dukë sjellë rrëzimin e tij në rrugë dhe për pasojë edhe plagosjen. 
 
Tricikli ishtë i ngarkuar me materiale, këto të fundit iu rrëzuan në trup të riut rom, i cili pësoi disa dëmtime.

Siç mund t’a shikoni dhe në videon dhe fotot ekskluzive të Shqiptarja.com, janë momentet e para pas aksidentit.

Patrulla e policisë së zonës erdhi menjëherë në vendngjarje ndërsa autoambulanca mbërriti rreth 5 minuta pas aksidentit dhe transportoi të plagosurin në Spitalin e Traumës.
 
Sipas banorëve të zonës që ishin dëshmitarë të aksidentit, efektivët e policisë morën në pyetje drejtuesin e mjetit tip “BMW” që dyshohet se është shkaktar i aksidentit pasi preu rrugën e mjetit tricikël që udhëtonte në rrugën kryesore.
 
[gallery]24056[/gallery]

Redaksia Online
(N.M/ A.Ç/Shqiptarja.com)