BND-ja përgjon Laurent Fabiusin

/ATSH-AFP/ - Shërbimet sekrete gjermane (BND) kanë përgjuar ministrin francez të Punëve të Jashtme, sipas radios publike gjermane "Berlin-Brandebourg" (RBB), që publikoi detaje të reja mbi aferën e përgjimeve që ka vënë në pozita të ngushta prej disa muajsh kancelarinë gjermane.
"Laurent Fabius është përgjuar nga BND-ja, shërbimet sekrete të jashtme gjermane", thekson RBB-ja por pa dhënë informacione mbi burimet.
Madje ajo njofton se "mes shënjestrave të përgjimit gjerman ka qenë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Unicef, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), FBI-ja, radioja e financuar nga SHBA-ja "Voice of America", apo edhe shumë ndërmarrje evropiane dhe amrikane".
Shumë media të tjera gjermane kanë publikuar muajt e fundit se shërbimet sekrete të jashtme gjermane kanë përgjuar vendet aleate për llogari të homologut të tyre amerikan, NSA-së, por edhe për llogari të tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social