Edhe pas 24 orëve pasi i është atribuar çmimi Nobel në letërsi Bob Dylan, nuk është shprehur për këtë çmim të rëndësishëm që ka marrë.

Ai momentalisht po zhvillon një tur koncertor dhe akademia suedeze nuk ka komunikuar edhe me Dylan.

Bob Dylan dha dje një koncert në Las Vegas ku sipas gazetarëve që ishin të pranishëm, ai nuk përmendi për asnjë rast Nobelin në Letërsi, i përqëndruar tërësisht tek notat muzikore.

Sipas ”Washington Post”, që kontaktoi me disa të afërm të tij, Dylan ka qëndruar në heshje përgjatë gjithë ditës në lidhje me shpërblimin e këtij çmimi.

Një prej miqve të këngëtarit, Bob Neuwirth deklaroi për të përditshmen amerikane se ai ishte shprehur se do të ishte më mirë të mos bënte asnjë falenderim për këtë rast.
Në vitin 1964 filozofi dhe shkrimtari francez, Jean-Paul Sartre e refuzoi këtë çmim.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com