Bob Dylan rrëfehet: Isha fans i Amy
Winehouse, ndihem i vetmua

Bob Dylan rrëfehet: Isha fans i Amy<br />Winehouse, ndihem i vetmua
Këngëtari 75-vjeçar Bob Dylan, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë ishte fans i këngëtares Amy Winehouse.

Gjatë një interviste kantautori rrëfeu se ishte fans i këngëtares Amy Winehouse e cila është ndarë nga jeta në vitin 2011 dhe jo vetëm.  

Ai e konsideroi këngëtaren një artiste të madhe me një stil unik.

Artisti rrëfeu se ndihet i vetmuar pasi ka humbur shumë miq duke nisur nga Muhammed Ali, për të vijuar me Leonard Cohen, Leon Russell dhe Merle Haggard.

“Ishim të gjithë vëllezër, kemi ndjekur të njëjtën rrugë dhe të gjithë kanë lënë një boshllëk kur janë larguar. Pa ta ndihem i vetmuar”, thotë Dylan.

Gjatë intervistës ai po ashtu zbuloi se ishte një fans sekret i Frank Sinatra. Në 31 mars pritet që kantautori të publikojë albumin e ri “Triplicate”.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit