TIRANE - Demokratët do ta kundërshtojnë më forcë propozimin e deputetit socialist Taulant Balla për heqjen e nenit 62 të ligjit të Medias, ndryshim ky që i hap rrugën krijimin të monopoleve mediatilke. Deputeti demokrat i Komisionit parlamentar të Medias Luçiano Boçi thotë se pas kësaj iniciative fshihen interesa klienteliste të qeverisë si dhe krijon terren për krijimin e megamonopoleve mediatike. Kjo frikë është e dukshme në kushtet kur
kërkohet të hiqet tërësisht neni 62 i cili parashikon qartë që një aksioner në media nuk mund të ketë më shumë se 40 përqind të aksioneve si dhe parashikon që një televizion nuk mund të ketë më shumë se 30 përqind të reklamave.
Demokratët jo vetëm që do ta kundërshtojnë këtë ligj, por po konsultohen me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë mediat dhe zbatimin e ligjit në këtë drejtim. Luçiano Boçi thotë se propozimi i për heqjen e këtij ligji për miratim në mënyrë të përshpejtuar lidhet me fushatën elektorale. Sipas tij projekti ka të bëjë më krijimin e hapsirave për televizionet kombëtare në mbështetje të fushatës së qeverisë.
Ndërkaq pavarësisht insistimit për të marrë një qendrim nga propozuesi i këtij ndryshimi Taulant Balla, ky i fundit refuzoi të shpjegojë iniciativën që ka depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë.
Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste depozitoi dy ditë më parë në Kuvend ndryshimet ligjore në ligjin për funksionimin e medias përmes të cilit kërkon heqjen e nenit 62 të tij i cili parashikon rregullimin e pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore dhe përmes rregullave të përcaktuara në këtë nen garantohet konkurrenca ne treg dhe mos lejimi i monopoleve dhe oligopoleve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.1%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3952
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndojë problemet
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15