Boçi: Klanet e drogës kanë dalë
në terren për të blerë zgjedhjet
Diskutime për zgjedhjet mes Gjinushit dhe Boçit, kështu ka vazhduar debati në emisionin Versus në Report Tv.
Diskutime për zgjedhjet mes Gjinushit dhe Boçit, kështu ka vazhduar debati në emisionin Versus në Report Tv.
Gjinushi ka thënë që për të arritur në zgjedhje të parakohshme duhet një bashkëqeverisje.
Ndërkohë Luçiano Boçi i ka replikuar duke u shprehur se “opozita ka kaluar 3 teste, atë të Korçës, ku u ble vota, zgjedhjet e 2015, ku Rama futi kriminelë në bashkitë e vendit dhe testi i fundit ishin zgjedhjet e Dibrës, ku vjedhja ishte më e hapur.”
“Ne nuk mund të bëjmë sikur zgjedhjet janë përmirësuar, pasi edhe sot që po flasim klanet e drogës, banditët janë në terren duke blerë votat akoma pa filluar zgjedhjet”, u shpreh Boçi.
PD nuk është kundër VettingutPD nuk ka dalë kundër Vettingut, është shprehur kështu Luçiano Boçi. Reforma në drejtësi nuk është bllokuar nga PD, por nga kandidatët në proces.
"Në themi kush është problemi, pse PD është në shesh. Janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme", ka përfunduar Boçi.
Por ndërkohë, nuk ka ndenjur pa replikuar Gjinushi, i cili ka thënë nuk jemi marrë me ata, që janë marrë tamam me korrupsion politik.
Nëse flasim për reformën në drejtësi, duhet të dimë që qëllimi nuk është thjesht i drejtësisë, por i politikës.
"Vettingu është instrument emergjent dhe vetë reforma është zgjatur shumë. Politika e ka bllokuar vazhdimisht, sepse është konflikt interesi. Shumë politikanë e ndjejnë veten të kërcënuar. Ajo që e ka bllokuar këtë proces është opozita", ka thënë Gjinushi.
Agron Duka: S’mund të ketë zgjedhje të lira,opozita ka të drejtëI ftuar në emisionin "Versus" në Report Tv në një panel me Skënder Gjinushin, Luçiano Boçin dhe Eduart Abazin, Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka deklaruar se nuk mund të bëhen zgjedhje të lira duke i dhënë të drejtë opozitës në bojkotin e saj.
“Nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka një mosbesim të madh, prandaj edhe opozita nuk ka faj në atë që kërkon. Unë nuk kam qenë në Peshkopi, nuk i kam parë zgjedhjet, por kam qenë në Kolonjë, ku njerëzit edhe u rrahën për të marrë votat”, është shprehur Duka.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15