Boçi: Latë në rrugë studentët, stop 
trajtimit si emigrantë të paligjshëm

Boçi: Latë në rrugë studentët, stop <br />trajtimit si emigrantë të paligjshëm
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se po lë në rrugë mijëra studentë të universiteteve private, të cilat u mbyllën në kuadër të reformës në arsim. Deputeti demokrat Luciano Boçi ka theksuar se Kryeministri Rama po shkel me këmbë mundin e mijërave studentëve dukei lënë në “udhëkryq” dhe pa sqarim për të ardhmen e tyre.
 
“Qeveria po trajton mijëra të rinj studentë,  si emigrantë të paligjshëm, duke i sorollatur nëpër dyer ku nuk marrim sqarim për të ardhmen e tyre. Mijëra studentë të universiteteve private dhe familjet e tyre po përjetojnë sot ditë ankthi, pasi falë qeverisë, nuk kanë asgjë të sigurtë për të nesërmen e tyre akademike.

Në mijëra raste, qeveria po fshin me një të rënë të lapsit deri në 3 vite investime të studentëve, kursime gjaku dhe djerse të familjeve të tyre. Dhe kjo sepse, me një pashpirtësi të pashoqe, qeveria i shumëzoi ata me zero pas mbylljes së universiteteve private. 3 vite mund, para, dhe studime, shkrumbohen e bëhen hi, sepse Edi Rama ka gatuar corbën e tij klienteliste të arsimit”, tha Boci.
 
Sipas deputetit demokrat, reforma në arsim lë pa të ardhme mijëra studentë të tjerë të cilët nuk po regjistrohen dot në universitetet publike, sepse “dyert e tyre janë të mbyllura nga kuotat qeveritare të Edi Ramës.”
 
E Boci në këtë rast lëshon edhe një apel për kryeministrin Rama:
 
“Ne i bëjmë thirrje sot Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të ndalin diskriminimin e të rinjve, trajtimin e tyre si emigrantë të paligjshëm e të sigurojë mundësitë për secilin që të ndjekë universitetin sipas krediteve që ka përfituar gjatë viteve të studimit. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat e tij të pista me të ardhmen  e mijëra të rinjve dhe me investimin e gjakut e djersës së familjeve të tyre. Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë për detyrë të sigurojnë vazhdimin e studimeve për cdo student që hodhën në rrugë, sipas krediteve që ka deri më tani”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën