TIRANE- Pas shtyrjes së miratimit të kryetarit të ri të AMA-s dje në Kuvend, deputeti dhe relatori i PD-së në Komisionin e Medias Luçiano Boçi i bën thirrje mazhorancës të ndalë veprimet e paligjshme dhe t’i rikthehet ligjshmërisë. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Boçi thekson se veprimet e dyshes Rama-Meta po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se janë të udhëhequra nga arroganca dhe mospërfillja e institucioneve të ligjshme.

Lidhur me bojkotin e opozitës, deputeti demokrat shpjegon se kthimi i PD-së në jetën Parlamentare do të jetë natyral dhe i menjëhershëm për të filluar atë që Boçi e quan një stinë të re politike të mbështetur mbi ligjshmërinë dhe të vërtetën në inters të publikut dhe vendit.