TIRANE- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, anëtar i Komisionit të Medias sqaron në një intervistë për “Shqiptarja.com”, hapat që do të ndjekë opozita përball vendimit të mazhorancës për zëvendësimin e kryetares së këtij institucioni. Sipas tij, nëse mazhoranca miraton vendimin për zëvendësuar Endira Bushatin,PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Cili do të jetë qëndrimi i Partisë Demokratike pas vendimit të mazhorancës për shpalljen e 4 vendeve vakante në AMA, përfshirë edhe atë të kryetares në detyrë?
Aktualisht me këtë vendim jemi në kufijtë e shkeljes së Kushtetutës, së Rregullores së parlamentit dhe te Ligjit për mediat audiovizive. Në këto kushte ne do të vazhdojmë betejën tonë ligjore dhe betejën politike për rikthimin e ligjshmërisë në Parlament dhe për mirëfunksionimin e Komisionit për Edukimin dhe për mjetet e informimit publik, brenda kompetencave që ai ka dhe detyrimeve që duhet të përmbushë.
Mbledhjet e Komisioneve parlamentare nuk mund të shndërrohen në pleniume komiteti partie të dikurshëm, për të dënuar individë e për të kënaqur orekse e interesa politike dhe oligarkike. Ato duhet të veprojnë brenda tagrit ligjor që i njohin dokumentet bazikë të një sistemi demokratik dhe kurrsesi nuk mund të funksionojnë mbi bazash dëshirash e vullnetarizmi të pështirë.
Ne si komision në çdo rrethanë, e kemi krejtësisht të pamundur ligjërisht për tu shprehur e për të marrim vendim, për mandatin e kryetares së AMA-s. Aq më tepër, kjo nuk mund të ndodhte, kur vetë argumenti bazë i mazhorancës mbështetet në variantin nr. 3 të një memo të falsifikuar, që bie në kundërshtim me dy të tjerat dhe në tezën që mandati i anëtarit është i njësuar me mandatin e kryetarit, ndërkohë qe ne e kemi argumentuar qartë që ligji i vjetër dhe i ri i ndan qartë këto dy pozicione. Memo është prodhuar nga një organ që ka funksion vetëm këshillues e informues ndaj strukturave të Kuvendit, me anëtarë pa personalitet juridik, vendimet apo memot e të cilit nuk mund të sjellin pasojë juridike.
Pra vendimin për heqjen e mandatit të kryetares në detyrë të AMA-s, duhet ta marrë Kuvendi sipas jush?
Njëkohësisht dhe vetë kuvendi e ka të pamundur një gjë të tillë pasi “të gjithë të zgjedhurit me mandate (sikurse kryetarja e AMA-s) e kanë të parashikuar që në aktin e emërimit datën e mbarimit të mandatit dhe nuk ka nevojë për një përgjigje apo vendim nga organi që e ka zgjedhur, në këtë rast Kuvendi, për ta konfirmuar këtë mbarim mandati”. Përpos kësaj është “idiotësi ligjore” që disa anëtarë të një komisioni të rrëzojnë me kartonët e tyre një mandat të dhënë nga vetë Kuvendi i Shqipërisë. Mandati i kryetares është dhënë në korrik 2011 dhe mbaron në 2016.
Ne do të vazhdojmë në insistimin tonë për të ndjekur procedurën, sipas nenit 9 të ligjit 97/2013, për të plotësuar ato vende anëtarësh që janë realisht vakant, pra 3, që ky autoritetet të funksionojë normalisht dhe jo 4 siç vazhdon të pretendojë më kartonë mazhoranca. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi një vendimi që ka brenda absurditetin, mungesën e arsyes, antikushtetueshmërinë, arrogancën, padijen, dhe arrivizmin klientelist.
Opozita e ka konsideruar anti-kushtetuese zëvendësimin e kryetares së AMA-s, do të merret ndonjë vendimmarrje për ta çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese?
Në cdo këndvështrim dhe interpretim ai është i tillë, pra antikushtetues dhe sigurisht që rruga normale pas kësaj është dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarët e opozitës në Komisionin e Medias kanë braktisur mbledhjen, do të vazhdoni t’i bojkotoni mbledhjet në këtë komision apo braktisja e mbledhjes lidhej vetëm me propozimin e mazhorancës për anëtarin e katërt në AMA?
Nuk ka qenë braktisje e mbledhjes, por gjest-largim domethënës për të treguar qartazi që ne nuk mund të bëhemi pjesë e një vendimi të turpshëm dhe antiligjor i cili verbërisht orientohet nga kupola partiake e së majtës, për hir të borxheve të mbartura fushatore dhe borxheve ekzistente pushtetore.
Largimi për të shprehur revoltë nuk është bojkot dhe nuk ndiqet nga bojkoti. Ne do vazhdojmë në angazhimet tona në komision dhe më tej, të mbrojmë ligjin, të mbrojmë parlamentarizmin e rrëzuar tashmë në tokë dhe ti shërbejmë interesave të publikut dhe së vërtetës.
Ka Partia Demokratike emrat e saj që do të propozoj për tre vendet vakante në AMA?
Procedura e parashikuar ligjore përcakton në nenin 9 pika 2 se Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit publik, brenda 30 ditëve nga krijimi i një vendi vakant, fton, me anë të mjeteve të informimit publik, për paraqitjen e kandidaturave subjektet jo politike. Më pas bëhet përzgjedhja sipas neneve 7 dhe 8 mes të paktën 4 kandidaturave për çdo vend. Me anë të eliminimit një nga një, arrihet në një rezultat të balancuar pas të cilit 3 anëtarë duhet të jenë të mbështetur nga mazhoranca dhe tre nga opozita. Pra subjektet politike nuk propozojnë kandidatura. Ato thjesht i mbështesin në konkludimin të fundit .
Si do të zgjidhet çështja e bordit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar?
Kemi kërkuar konsensus nga maxhoranca për formulën që duhet të ndiqet, por ende nuk kemi një përgjigje për këtë gjë. Ky fakt ka penguar dhe kryerjen e procedurës së zgjedhjes së anëtarëve të këshillit drejtues të RTVSH.
(Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com